TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Mars 2026, 09:39

Çifti i tenderëve: Si Arlinda dhe Edigen Pogaj kanë marrë peng 70% të blerjeve publike

Shkruar nga Pamfleti

Çifti i tenderëve: Si Arlinda dhe Edigen Pogaj kanë marrë

Arlinda Pogaj /

Nga lista e fituesve te kriteret e sajuara, bashkëshortët "Pogaj" drejtojnë rrjetin e korrupsionit me bekimin e Ramës dhe mbrojtjen e SPAK-ut...

Gjatë 12 viteve si shefe e tenderëve në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Bashkinë e Tiranës, Agjencinë e Parqeve, Drejtorinë e Burgjeve, Drejtorinë e Transportit dhe prej 2 vitesh si Drejtoreshë e Operatorit Qendror të Tenderëve, Arlinda Pogaj ka bërë batërdinë.

Por për të fshehur përfshirjen e drejtpërdrejtë, përveç vartësve të besuar, ajo ka angazhuar edhe bashkëshortin, Edigen Pogaj, në rolin e krye-sekserit të tenderëve.

E njohur si e preferuara e Blendi Gonxhes dhe e emëruar me pëlqimin e Edi Ramës në krye të këtij operatori ku zhvillohen rreth 70% e tenderëve të institucioneve, Arlinda Pogaj merr prej tyre listat e kompanive që duhet të përfitojnë tenderët me vlera të mëdha dhe i zbaton.

Por në paracaktimin e fituesve, ajo ka përfshirë dhe bashkëshortin Edigen Pogaj si person kontakti dhe pazaresh me pronarët e kompanive private; i cili ka krijuar rrjetin e klientëve që marrin shumicën e tenderëve të zhvilluar nga Operatori Qendror i Blerjeve të Përqendruara.

Bashkëshortët "Pogaj" që njihen ndryshe edhe si "Çifti i tenderëve", pa marrëveshjen me të cilët kompanitë nuk mund të fitojnë, nëse nuk bëjnë pazare paraprake të pjesës që duhet të japin paradhënie; ndërsa drejtoresha Arlinda dhe bashkëshorti Edigen sajojnë kriteret e çdo tenderi, i përshtatin kushteve që plotësojnë kompanitë dhe vlerën e kontratave.

Bashkëshorti Edigen Pogaj figuron i punësuar si "Jurist" në kompaninë "Shpresa-AL" sh.p.k., e cila gjatë viteve 2015-2018 ka marrë 12 milionë euro tenderë me 550 pagesa, ndërsa pas vitit 2019 ka marrë 36 milionë euro, me 820 pagesa deri më 16 mars 2026.

Nëse i shikon këta tenderë, konstaton gjurmë të drejtoreshës Arlinda Pogaj në institucionet ku ka qenë shefe tenderësh, por dhe gjurmë e prova të ndërhyrjeve të bashkëshortit Edigen Pogaj në institucione, drejtori e nëpër bashki, për të orientuar tenderët te kompania "Shpresa-AL" sh.p.k.

Por edhe për kompani të tjera, duke shfrytëzuar ndikimet dhe marrëveshjet e shkëmbimit të tenderëve, që bashkëshortja Arlinda Pogaj bën me drejtuesit nëpër ministri, drejtori e bashki, për të ndarë tenderët brenda rrjetit të kompanive ku burri i saj luan rolin e sekserit.

Sirtarët e Anti-krimit në Polici, në Prokurori e SPAK, madje dhe në zyrën e Edi Ramës, janë mbushur me denoncime për drejtoreshën e Operatorit Qendror të Tenderëve, Arlinda Pogaj, dhe burrin e saj, denoncime nga pronarët e subjekteve që skualifikohen padrejtësisht.

Por Anti-krimi dhe institucionet e drejtësisë nuk kanë filluar hetimin ndaj çiftit "Pogaj", ndërsa Edi Rama nuk vepron ndaj drejtoreshës Arlinda Pogaj, prandaj ajo vazhdon aferat./Pamfleti

arlinda pogaj edigen pogaj

2 Komente

  1. E
    Elio

    ÇA BONI HAJDUTAT E POPULLIT

    1. E
      Emma

      Po behet nje publikim me akuza te pabazuara, pa prova dhe pa asnje pergjegjesi. Eshte e ulet dhe e neveritshme, sidomos kur drejtohet ndaj nje gruaje dhe nje nene qe mban nje rol te rendesishem publik. Shpifja nuk eshte guxim, eshte mungese niveli. Dhe kur behet per klikime, eshte thjesht tregues i varferise morale. Faktet flasin vete: nen menaxhimin e saj jane kursyer para per buxhetin e shtetit. Kjo eshte ajo qe ka rendesi. Pyetja reale mbetet: ku ishin keto para me pare dhe pse askush nuk fliste atehere? Deri atehere, cdo akuze pa prove mbetet thjesht shpifje.

      Lini një Përgjigje