Qeveria merr përsipër detyrimet e kompanisë ajrore pas falimentimit të projektit të transportit ajror...
Kryeministri Edi Rama po përdor buxhetin e shtetit edhe për të mbuluar pasojat e marrëveshjeve që janë bërë nëpërmjet kompanisë kombëtare “Air Albania”, me sekserin e tij Sinan Idrizi dhe kompaninë turke “Turkish Airlines”.
Në informacionin e ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda Ministrisë së Financave thuhet se, 10 ditë më parë, me urdhër verbal të Edi Ramës është bërë një marrëveshje e fshehtë ndërmjetësimi mes Ministrisë së Financave, kompanisë së falimentuar “Air Albania” dhe disa kompanive ndaj të cilave “Air Albania” ka detyrime.
Kjo marrëveshje nga ana e Ministrisë së Financave ka si objekt marrjen përsipër nga qeveria të shlyerjes së një pjese të konsiderueshme të borxheve që kompania e transportit ajror ka ndaj kompanive kontraktuese për avionët me qira, tarifat e shërbimeve në aeroporte, furnizimet me karburant dhe shërbimet catering.
Sipas informacionit, kompania “Air Albania”, gjatë 8 viteve të aktivitetit të transportit ajror në 14 destinacione, ka krijuar rreth 100 milionë euro detyrime ndaj kontraktorëve të huaj, të cilët prej një viti i janë drejtuar gjykatave ndërkombëtare.
Për të evituar procese gjyqësore me risk financiar dhe për të lehtësuar detyrimet, sipas burimeve, ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama duke angazhuar qeverinë për të shlyer 35 milionë euro borxhe që kompania ka ndaj kontraktorëve.
Në këtë mënyrë qeveria ka marrë përsipër një pjesë të borxhit, megjithëse nuk ka detyrim ligjor për detyrimet e kompanisë “Air Albania”, pasi pjesëmarrja e shtetit në këtë kompani është vetëm 10% e aksioneve.
Megjithatë kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Ministrisë së Financave që nëpërmjet buxhetit të shtetit të marrë përsipër shlyerjen e 35 milionë eurove borxhe që ka kompania “Air Albania”.
Sipas marrëveshjes, kjo shumë do të kalojë në administrim të kompanisë “Air Albania”, me kushtin që të shlyejë detyrimet ndaj kompanive kontraktore.
Ndërsa Sinan Idrizi dhe përfaqësuesit e “Turkish Airlines”, sipas kësaj marrëveshjeje, do ta rikthejnë detyrimin ndaj qeverisë shqiptare për një periudhë deri në 50 vite.
Megjithatë ky mekanizëm konsiderohet problematik nga pikëpamja financiare, pasi kompania “Air Albania”, në emër të së cilës merret përsipër shlyerja e borxhit, ka ndërprerë aktivitetin dhe është në proces likuidimi.
Shtatë muaj më parë, Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë i bllokoi aktivitetin kompanisë “Air Albania” për shkelje të kontratave. Aeroportet ndërkombëtare ndërprenë shërbimet, kompanitë kontraktore bllokuan avionët që kishin dhënë me qira dhe iu drejtuan gjykatave, ndërsa kompania catering ndërpreu furnizimin.
Në muajin nëntor 2025, kompania ortake “Turkish Airlines”, e përfaqësuar në “Air Albania” nëpërmjet filialit të saj TÜRK HAVA YOLLARI ANONİM ORTAKLIĞ, njoftoi se ka nxjerrë në shitje 49% të aksioneve.
Ndërkohë kompania tjetër ortake “MDN Investment” e Sinan Idrizit, që zotëron 41% të aksioneve, gjithashtu ka ndërprerë aktivitetin e transportit ajror në këtë kompani.
Marrja përsipër e shlyerjes së 35 milionë eurove borxhe nga qeveria mund të lidhet edhe me vendimin e qeverisë Nr. 15, datë 15 janar 2026, me të cilin u ndryshua struktura e aksionerëve të kompanisë dhe pjesëmarrja e shtetit në këtë projekt./Pamfleti
keshtu behet leku.
Nje sukses antishqiptar ne radhen e serisë se sukseseve qe Ramuti i realizon me detyre e përkushtim. Delet ende kujtojnë se ky eshte dështim i Ramutit. Per Ramutin, sipas detyrës qe ka, keto jane suksese derisa ta zhveshjes dhe deshqiptarizoj kete shtet.
Ramuti mut eshte po Saliqeni edhte shume me I poshter keshtu ne se ju vjen keq per vjedhjet e Ramitit duhet te na ndihmoni ta heqim ate por kjo gje arrihet duke hequr bufin Saliqen me Noken e Paloqen ne fillim pastaj I vjen rradhs Ramutit. Deri athere na rrofsh per dimer.
Saliqeni me nje kembe ne varr mo burr ja keni qr muhabetit. Jo po Hitleri. Hitleri iku vrau veten. Ne kete moment qe flasim rrezik eshte Ramuti se ai ka ne dore qeverine.
Shqiptarët duhet te gjejne force dhe ta nxjerrin Shqiperine nga kthetrat e Ramutit e Salehut. Dhe kjo force eshte jashte qarkut te mbyllur e te errët antishqiptar mbi 30 vjeçar te Salehve e Ramutve. Keta shkaterruan PSistët e PDistet e vërtet. Salehun nuk e rrezon dot me Ramutin, ashtu siç nuk e rrezon dot Ramutin me Salehun. Ramuti ka në dorë çelsatë e shtetit, por ai vazhdon ta mirëmbaj Salehun. Keta te dy jane vëllezër në detyrë e ne vepra antishqiptare. Te dy këta dhe klyshetë e tyre duhet te izolohen nga ata qe e duan Shqipërinë.
ne fillim duhet heq ramuti qe ti konfiskohet pasuria dhe te paguhem borgjet qe ai ka kriju vete duke vjedhur dhe sa per sali qenin ai me nje kembe ne varr eshte qa do beje me shum ai tani halli i saliqenit esht te rrezoje ramutin me pas besoj te dorzoje dhe karrigen qe do marri sepse sesht i zoti me te merret me kto pune ai mezi flet i shkreti jo te qeverise prap shqiperine
Do t'ju them edhe nje "sekret" ka falimentuar edhe aeroporti i Kuksit dhe ai i Vlores..
Pse ka mbetur me sekret ne Shqiperi!? Jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe boten nuk ka me sekrete, se nuk e rruan kush qe ka shtetin e fuqine ne dore. Popujt bejne sikur nuk dine e kuptojne por c'te bejne te varferit, se u hedhin bomben mbi cati e u shuajne racen. Prandaj kur vijne permbysjet vegjelia jane barbare e keshtu, WHAT GOES AROUND COMES AROUND.
Ishallah pagine dhe punetoret e thjeshte shoferat. e piloteve Se s kane marre rrogat
Nuk ka gje kemi Satelitet.