Anti-Mafia29 Nëntor 2023, 10:29

Ilir Beqja kërkon në SPAK 3 ditë leje për në Bruksel si shefi i negociatave për kriteret e drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
Ilir Beqja kërkon në SPAK 3 ditë leje për në Bruksel si
Ilir Beqja /

Megjithëse ka masë “Ndalim dalje jashtë vendit”, Ilir Beqja i ka kërkuar SPAK-ut leje me justifikimin “Për interesa të larta shtetërore, si drejtues i grupit të negociatave me BE...

Pazari i paprekshmërisë së Ilir Beqjes me shefat e SPAK, është aq i dukshëm, sa përveçse ish-ministrin krye hajdut nuk e prangosën, faktikisht nuk ia kanë bllokuar as daljen nga Shqipëria.

Burime tepër të sigurta nga BKH, kanë bërë me dije për “Pamfleti”-n, se agjentët “neutralizues” të BKH që e mbajnë Ilir Beqjan nën vëzhgim për parandalim të arratisjes dhe Policia e Rinasit, janë njoftuar nga SPAK, se më 4 dhjetor, Ilir Beqja do niset për në Bruksel e nuk duhet penguar.

Do shkojë i lejuar nga SPAK, si përfaqësues i qeverisë në mbledhjen e Këshillit të Europës, për të diskutuar lidhur me miratimin e fazës së parë për nisjen e punës me kapitujt e negociatave.

Është absurde, kjo leje penale që i jepet një ish-ministri nën hetim për aferën 430 milionë Euro, kur me vendim penal të formës së prerë, Ilir Beqjas i është ndaluar dalja nga Shqipëria.

Por në shkelje të hapur të Kodit të Procedurës Penale, Ilir Beqja do lejohet të dalë jashtë shtetit, me kërkesë të Këshillit të Ministrave dhe Urdhër-Miratimi të prokurorëve të SPAK, Edvin Kondili e Ened Nakuçi që i kanë vendosur masën e ndalimit.

Nga data 4 dhjetor deri më 8 dhjetor 2023, ish-ministri krye hajdut Ilir Beqja, do jetë 3 ditë në Bruksel si përfaqësues i qeverisë shqiptare, me detyrën drejtues grupi raportimi negociatash për kapitujt e policisë, sigurisë e drejtësisë.

SPAK ka vepruar, me justifikimin se leja 3 ditore për dalje nga Shqipëria e qëndrimi në Bruksel, Ilir Beqjes po i jepet në kushte specifike e të pashmangshme për interesa të larta shtetërore, si drejtues i grupi negociatash i emëruar me vendim qeverie.

Lejimi i Ilir Bejqas për të dalë nga Shqipëria sa herë të dojë nën maskën e punëve shtetërore, ka qenë i paramenduar nga pazarxhinjtë e SPAK, të cilët, në vendimin penal i kanë lënë klauzolën, që ai mund të dalë jashtë vendit sa herë ta shikojë të arsyeshme prokurori i çështjes.

Mirëpo Kodi i Procedurës Penale e përcakton qartë e prerë, që personat në proces hetimi, ndaj të cilëve është dhënë masa “Ndalim dalje jashtë shtetit”, nuk lejohen të dalin jashtë vendit për asnjë arsye, ndërsa i pandehuri Ilir Beqja, do lejohet nga drejtësia nën maskën e detyrës së drejtues negociatash për çështjet e drejtësisë.

Siç duket, klauzola në vendimin e SPAK, që Ilir Beqjas mund t’i jepet leje për dalje nga Shqipëria, është lënë në pazar me kryeministrin Edi Rama./Pamfleti

ilir beqja spak 5 ditë leje shefi i negociatave be