Ka nisur protesta e qytetarëve përpara Parlamentit, ku qytetarët janë mbledhur në pritje të seancës plenare që pritet të nisë në orën 12:00. Të pajisur edhe me vezë, protestuesit paralajmërojnë se do t'i hedhin ato në drejtim të deputetëve në momentin që ata do të hyjnë në godinën e Kuvendit.
Zona përreth Parlamentit është blinduar nga forca të shumta policie. Perimetri i institucionit është rrethuar me gardhe metalike, ndërsa efektivë të Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur në terren për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur incidente gjatë zhvillimit të protestës.
Ndërkohë, protestuesit kanë zënë pozicion pranë hyrjes kryesore të Kuvendit, aty nga ku pritet të kalojnë deputetët për të marrë pjesë në seancën parlamentare.
Gjatë tubimit nuk kanë munguar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës. "Arrestoni Ramën", "Nuk na përfaqësoni" dhe "Parlament i krimit" janë disa nga sloganet që dëgjohen vazhdimisht nga protestuesit, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit dhe mbajtjen e përgjegjësive politike.
Jepjani fukarenjve vezet t'i hane se nuk kane. Dhituni ne Uturak, futeni te pegeren ne qese plastike e i qelloni halerat. Gjynah vezet e qelben ne kokat e tyre te "pastra".