TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Janar 2026, 15:22

Kullat e drogës: Edi Rama dhe Mirela Kumbaro legalizojnë 170 milionë euro të Arben Muçobegës

Shkruar nga Pamfleti
Kullat e drogës: Edi Rama dhe Mirela Kumbaro legalizojnë 170
Arben Muçobega /

Një kompani me 1.3 milionë euro kapital merr leje për resorte, pallate dhe kulla, ndërsa shteti nuk pyet as nga vijnë paratë...

Indicie për kreun e SPAK, Klodian Braho, të hetojë pastrimin e milionave të korrupsionit e trafiqeve; sepse vlera totale e këtyre investimeve është 170 milionë Euro, ndërsa Arben Muçobega ka vetëm 1.3 milionë Euro kapital me  fitime vjetore 10-35 milionë lekë...

Fakti që kompania “Bega 07 Sh.p.k”, me pronar trafikantin Arben Sadik Muçobega, deri në vitet 2007–2020 ishte një biznes modest për punë ndërtimore në fshatin “Çlirim” të Fierit, me fitime vjetore 10–35 milionë lekë, kishte krijuar dyshime për përfshirjen e tij në grupin e oligarkëve.

Këtë dyshim e ka hequr lidhja e tij me ministren Mirela Kumbaro, e njohur si “kumbara” e trafikantit Arben Muçobega, e cila del garant te kryeministri Edi Rama dhe negocion e siguron leje ndërtimi për hotele, resorte, komplekse pallatesh, vila dhe kulla në bregdet, në Tiranë dhe në Durrës.

Raportet e SHISH, të Agjencisë së Inteligjencës Financiare dhe të Antikrimit Ekonomik kanë vënë në dijeni organet e drejtësisë se Arben Muçobega investon miliona euro nga korrupsioni dhe trafiku.

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, para dhënies së çdo lejeje ndërtimi nuk ka zbatuar ligjin “Antimafia”, duke mos i kërkuar trafikantit-ndërtues Arben Muçobega deklarimin e burimeve të financimit për resortet, hotelet, kullat dhe pallatet.

Pesë leje ndërtimi, të firmosura nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro, po ia referojmë Drejtuesit të SPAK, Klodian Braho, për të hetuar pastrimin e parave të korrupsionit dhe trafikut nga Arben Muçobega, sepse vlera totale e këtyre investimeve është 170 milionë euro, ndërsa kompania e tij ka vetëm 1.3 milionë euro kapital dhe 11–35 milionë lekë fitime vjetore.

Pesë lejet e ndërtimit të dhëna nga KKT brenda 1 viti, dy prej tyre brenda 1 dite:

·        Vendim nr. 34, datë 2 prill 2024, për miratimin e lejes së zhvillimit për objektin “Resort turistik, rezidencial, hoteleri dhe shërbime me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë” në Potam–Himarë, nga shoqëria “Bega-07 Sh.p.k”.

Kullat e drogës: Edi Rama dhe Mirela Kumbaro legalizojnë 170

·        Vendim nr. 53, datë 2 prill 2024, për miratimin e lejes së zhvillimit “Godinë banimi dhe shërbimesh me 7 deri në 9 kate mbi tokë dhe 1 kat parkim nëntokë” në rrugën “Pavarësia”, Durrës, nga shoqëritë “Bega-07 Sh.p.k” dhe “AKM Group Sh.p.k”.
Kompania “AKM Group Sh.p.k” është në pronësi të Kristi dhe Armand Muçobega, djali dhe nipi i Arben Muçobegës; ka kapital 100 mijë lekë dhe nuk ka aktivitet apo bilance tatimore.

Kullat e drogës: Edi Rama dhe Mirela Kumbaro legalizojnë 170

·        Vendim nr. 15, datë 9 korrik 2024, për miratimin e lejes për “Godinë banimi dhe shërbimesh me 11 deri në 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë” në rrugën “Teodor Keko”, Unaza e Re, Tiranë.

·        Vendim nr. 13, datë 25 shtator 2024, për miratimin e lejes së zhvillimit “Resort multifunksional, hotel, vila dhe shërbime” në Himarë, nga shoqëritë “Bega-07 Sh.p.k” dhe “Capital B Sh.p.k”.

Kullat e drogës: Edi Rama dhe Mirela Kumbaro legalizojnë 170

Kompania bashkë-investuese “Capital B Sh.p.k”, me pronar Redjan Basha, ka kapital 100 mijë lekë dhe bilanc me humbje 137 milionë lekë; megjithatë të dy janë ortakë në ndërtimin e resortit në Gjirin e Llamanit, Porto Palermo.

·        Vendim nr. 37, datë 25 shtator 2024, për miratimin e lejes së zhvillimit “Godinë banimi dhe shërbimesh me 2, 12–30 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë” në zonën Unaza e Re, Tiranë, nga shoqëritë “Bega-07 Sh.p.k”, “Ere Architecture & Construction Sh.p.k” dhe ndërtuesi Alban Bitraj.
Kompania “Ere Architecture & Construction Sh.p.k” është në pronësi të Etleva Shkozës, me kapital 100 mijë lekë; ndërsa Alban Bitraj është ndërtuesi të cilit i është konfiskuar një pallat 9-katësh në Tiranë.

Kullat e drogës: Edi Rama dhe Mirela Kumbaro legalizojnë 170

Këto pesë leje ndërtimi për trafikantin Arben Muçobega janë firmosur nga Edi Rama dhe përbëjnë një vlerë totale investimi prej 170 milionë euro, pa burime të deklaruara financimi. Në total, investimet e lidhura me këtë rrjet arrijnë rreth 350 milionë euro, të cilat duhet të jenë objekt hetimi nga SPAK./Pamfleti

arben muçobega edi rama mirela kumbaro kullat e drogës

2 Komente

  1. X
    Ximi

    Kafshe ky e kafshe keta!

    1. k
      kiri

      Mirela Kumbaro, tezja, nona korrupsionit.

      Lini një Përgjigje