TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia26 Dhjetor 2025, 12:39

Ja pse “peshkatari” trafikant i Edi Ramës, Gjergj Luca, po e sulmon ish-ministrin Arben Ahmetaj

Shkruar nga Pamfleti
Ja pse “peshkatari” trafikant i Edi Ramës, Gjergj Luca, po e
Foto Ilustruese /

Dy rastet ku ish-ministri refuzoi t’i falë miliarda lekë detyrime fiskale, dhe pse “peshkatari” i Ramës e ka shpallur armik publik...

Trafikanti peshkatar Gjergj Luca, klient dhe tellall lëpirës i kryeministrit Edi Rama, përveçse në Facebook, ka sulmuar ish-ministrin Arben Ahmetaj edhe në emisionin televiziv të Grida Dumës dhe në televizionin MCN.

Në sulmet e tij publike, Gjergj Luca ka përmendur dy raste të përballjes zyrtare me ish-ministrin Arben Ahmetaj, duke pranuar se shkak ka qenë kërkimi i favoreve dhe mos­tolerimi i mashtrimit fiskal nga kompania “Rozafa Sh.p.k” me vlerë 1.8 miliardë lekë.

Rasti i parë:
Për objektet dhe truallin e Rezervave të Shtetit, Ministria kishte bërë vlerësimin 1.4 miliardë lekë, detyrim ligjor që kompania “Rozafa Sh.p.k” e Gjergj Lucës duhej të paguante në arkën e shtetit.
Për këtë detyrim, ai tha se ia kishte vendosur padrejtësisht Arben Ahmetaj, por kishte refuzuar ta paguante, ngaqë objektet e Rezervave të Shtetit ia kishte dhënë falas kryeministri Edi Rama për biznes e punësime.
Ai deklaroi se shkoi në zyrë te ministrja pasardhëse e Financave, Anila Denaj, ku gjeti dy inspektorë të pasurive publike, të cilët i kërkuan të paguante detyrimin 1.4 miliardë lekë; por, siç deklaroi, Gjergj Luca gjeti “mirëkuptim” me ministren Denaj dhe detyrimi iu fshi si mik i kryeministrit.

Rasti i dytë:
Më 22 dhjetor 2025, në “MCN TV”, Gjergj Luca tha:
“Kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Financave, kishin shkuar për kontroll tatimorët te biznesi im dhe nuk largoheshin pa vendosur gjobë, ngaqë nuk përdorja fatura tatimore dhe kërkonin detyrimet ndaj shtetit. I telefonova ministrit Ahmetaj dhe i thashë: ‘Kanë shkuar tatimorët te biznesi dhe duan të më gjobisin. Ti e ke dhënë urdhrin, apo Edi Rama?’; ndërsa ai më tha: ‘Para ligjit nuk vë asgjë, duhet zbatuar.’”

Detyrimi financiar që Gjergj Luca i kishte fshehur shtetit, nëpërmjet mos­përdorimit të faturave tatimore, ishte 400 milionë lekë, të cilat, duke shfrytëzuar lidhjet me kryeministrin Edi Rama, ia hoqën tatimet.

Këto dy raste dëshmojnë se Arben Ahmetaj ka zbatuar ligjin, ndërsa trafikanti peshkatar Gjergj Luca po e sulmon ngaqë ai i kërkoi zbatimin e ligjit, të mos mashtronte shtetin dhe të paguante detyrimet tatimore.

Zbatues i ligjit, ish-ministri Arben Ahmetaj ka rezultuar edhe në dosjen e SPAK-ut, ku hetimet kanë vërtetuar se ai kishte kundërshtuar katër herë firmosjen e financimit për Landfillin e Tiranës./Pamfleti

 

gjergj luca arben ahmetaj

5 Komente

  1. T
    Tony

    Ky plehre eshte tipik malok barbar si i jati që luajti rrole negative se I tillë ishte. Nuk më harrohet gjyshja e ketij muti Bubulja që vinte shpesh të gjyshja ime e ankohej shume për sundimin e bikes e familjes se saj. Keta minj kanalesh kujtojne se nuk i njeh kush e me parane që kane vene mund të mbulojne surratin e lyer me mut që kane. Verejeni më kujdes se si trimerohet e gerthet si muti i jati vet shpifesira.

    1. R
      Roku

      E drejte, I jati shprehte ligesi..ne cdo rrol, edhe pozitiv..

      1. p
        populli

        E mban mend Rozafen doktoreshen e motra e ketij qelbesire , si la burrin Mishen okulistin djale flori, edhe iku mori rruget ne Amerike, deri sa gjeti zotin Andoni, nji familje trafikante droge ne USA me djalin Arjan Andoni qe e vrane ne Tirane ne 2011. Keta jane te qelbur ne trafik dhe krim familjarisht

      2. C
        Ceni

        Duket,hajdut ordiner dhe kuptohet shok i e.dramës.

        1. n
          një lexues

          Ky korrobec ka ngjashmëri me peshkun dhe duket i lindur për peshkatar.Është trupeshk dhe qafën e ka të shkurtër,jo si të peshkut,se peshku nuk ka fare qafë por i afrohet deri diku.

          Lini një Përgjigje