TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Maj 2024, 14:08

Licencuesit e basteve dhe kanabisit, bonus 250-350 Euro në muaj nga shteti; Babloku e Olsi janë në 'tavë'

Shkruar nga Pamfleti

Licencuesit e basteve dhe kanabisit, bonus 250-350 Euro në muaj nga

Nuk është mohuar nga kryeministri Edi Rama, që bastet u mbyllën dhe u ri-hapën si biznes mononol i Olsi Ramës, bashkë me Gaz Demin, Endri Meksin, Fidel Yllin e Daljan Avdiajn e kullës pranë Sahatit të Tiranës, por dhe biznesi monopol i kanabisit me fije te oborri i sarajeve të “sulltan” Erdoganit, do komandohet nga “sulltani” i Surrelit...

Më 22 maj 2024, megjithëse qeveria nuk u mblodh, ka shpallur dy vendime të veçanta, të marra prej saj e të firmosur nga kryeministri Edi Rama, me objekt pagesat për anëtarët e komisioneve, që do japin licencat për bastet online dhe kultivimin e kanabisit.

Në vendimin e parë, përcaktohet se anëtarët e komisionit për licencimin e kompanive të kanabasit, do përfitojnë pagesë shpërblimi nga 250 Euro në muaj, mbi pagat për detyrat që kanë, ndërsa kryetari 300 Euro në muaj.

Për zyrtarët e kësaj qeverie të mësuar me përqindje tenderash miliona lekë, shpërblimet 250-300 Euro në muaj, janë thërrime, minimalisht sa 1 shishe verë që konsumojnë në dreka e darka.

Kjo pagesë do jetë e përhershme, kur licencat për kultivimin e kanabisit do jepen 1 herë me afat mbi 10 vite, ndërsa mbikëqyrja e kultivimit të kabansit, do bëhet nga një komision tjetër i qeverisë, që do drejtohet nga kryeministri.

Komisioni i licencimit të kompanive të kanabisit, përbëhet nga Ministri i Shëndetësisë e 2 vartës të tij; nga 1 përfaqësues i Ministrisë së Brendshme; nga Ministri i Bujqësisë e 1 vartës i tij dhe nga Ministri i Ekonomi-Kulturës e Inovacionit.

Në vendimin dytë të qeverisë, përcaktohet se anëtarët e komisionit për licencimin e kompanive të basteve online, do përfitojnë shpërblim nga 300 Euro në muaj, mbi pagat për detyrat që kanë, ndërsa kryetari do përfojë 350 Euro në muaj.

Komisioni i licencimit të kompanive të basteve, përbëhet nga Ministri i Financave që është kryetar; nga Ministri i Ekonomi-Kulturës e Inovacionit; nga Ministri për Shendetësinë e Çështjet Sociale dhe 1 përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Edhe për këtë komision, pagesat shtesë do jenë të përhershme, kur licencat do jepen 1 herë me afat mbi 10 vite, ndërsa mbikëqyrja e kabanist, do bëhet nga një komision tjetër i qeverisë.

Siç është thënë e nuk është mohuar nga kryeministri Edi Rama, bastet u mbyllën dhe u ri-hapën, si biznes mononol i Olsi Ramës, bashkë me Gaz Demin, Endri Meksin, Fidel Yllin e Djalan Avdiajn e kullës pranë Sahatit të Tiranës

Por dhe biznesi monopol i kanabisit me fije të oborri i sarajeve të “sulltan” Erdoganit i përfaqësuar nga Sinan Idrizi i çarterit, do komandohet nga “sulltani” i Surrelit./Pamfleti

edi rama olsi rama

Lini një Përgjigje