Anti-Mafia22 Maj 2024, 13:02

Baba Mondi del në bisedat “SKY”; ka përdorur “të fortët” për të grabitur prona

Shkruar nga Pamfleti
Baba Mondi del në bisedat “SKY”; ka përdorur
Baba Mondi /

Përgjimet te dosja “Metamorfoza 3”, vërtetuan denoncimin që bëri “Pamfleti” më 6 maj 2024, për përfshirjen e kreut të bektashinjve, në mëkate me pronat në emër të Gjyshatës së Shqipërisë, por për llogari të tij e të Ilir Metës, duke aktivizuar eksponentë e banda kriminale, të hedhur në veprim ish Presidenti...

Më 6 maj 2024, “Pamfleti” publikoi një denoncim, me indicie për përfshirjen e Kryegjyshit Bektashi,  Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në grabitje tokash, me falsifikime dokumentesh e pazare korruptive me zyrtarë të kthimit të pronave, drejtues bashkie, kadastre e gjyqtarë.

Përveç këtyre marifeteve, Baba Mondi bashkë me Ilir Metën, kanë përdorur dhe eksponentë të botës së krimit, për të zaptuar e liruar toka, duke kërcënuar jo vetëm pronarët legjitimë që të mos i kërkojnë, por dhe drejtues të institucioneve e gjykatave, që të mos ua kthejnë pronarëve.

Denoncimi i “Pamfleti”-ut, për përfshirjen e Baba Mondit, në krimin e grabitjes së pronave në emër të Gjyshatës së Shqipërisë, u vërtetua nga përgjimet e grupeve kriminale të dosjes “Metamorfoza 3” që ka zbardhur SPAK-u.

Në një informacion konfidencial, siguruar nga burime brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit, thuhet se emri i Kryegjyshit Bektashi, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka dalë në bisedat “SKY” që kanë zhvilluar eksponentët e bandave kriminale.

Në bisedat e tyre, ish-oficeri Baba Mondi, nuk përmendet për porositje vrasjesh, siç ka bërë “shefi i tij Ilir Meta; por si person që kërkon ndihmë prej tyre, për të ndërhyrë si “të fortë”, për t’i  krijuar terren të lirë e garanci, që të grabisë edhe toka e troje, të cilat nuk janë prona të Krye Gjyshatës.

Sipas informacionit, emri i Baba Mondit, deri tani ka dalë te 42 komunikime të tyre në “SKY”, ku “të fortët” i thonë njeri-tjetrit, se “kanë marrë porosi nga Baba Mondi, për ca toka në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Sarandë, Lezhë e Shkodër, ku ka pjesë dhe Ilir Meta”.

Në bisedat e tyre, ata i kërkojnë njeri-tjetrit, mbështetje e koordinim veprimesh, “për të ndihmuar Baba Mondin, duke kërcënuar pronarët, zyrtarët e pronave dhe gjyqtarët që kanë në dorë dosjet e pronave të Gjyshatës, kundrejt shpërblimit financiar e me toka që vlejnë”.

Në bisedat e tyre, dalin dhe faktet që ka përmendur “Pamfleti”, për 110 ha park që e do Ilir Meta në Elbasan, njohur si Kurora e Gjelbër përballë qytetit, duke përdorur Baba Mondin, që ka paraqitur tapi e dokumente false në emër Gjyshatës, por e pengojnë pronarët e resortit “Panorama-Elbasan”.

Si objektiv i ndërhyrjes së tyre në emër të Baba Mondit, përmenden 130 hektarë toka në Tiranë, Durrës e Vlorë; 59 hektarë të një reparti ushtarak në Elbasan, 32 hektarë në reparte ushtarake pranë Ksamilit e buzë detit në Kakome- Qefal, por dhe sipërfaqe të mëdha në Delvinë, Sarandë, Lukovë e Borsh që i kërkojnë ish-pronarët e para vitit 1945./Pamfleti

baba mondi përgjime sky ecc