Nga premtimi për hetim te pagesa 11 milionë euro, kryetari i KQZ dhe qeveria Rama luajnë lojën e zakonshme me votën dhe paratë e shqiptarëve...
Ditën e martë, Ilirjan Celibashi rifilloi lojën me Edi Ramën dhe DHL-në për zarfa, vota dhe milionat që i shoqërojnë. Afera është e provuar: votat e diasporës u manipuluan, shërbimi i kontraktuar nuk u krye sipas detyrimit, ndërsa fatura e fryrë po i serviret shtetit shqiptar.
Në qershor 2025 Celibashi deklaroi se procesi i votimit të diasporës ishte kryer me “kursim 3 milionë euro”. Por faktet tregojnë ndryshe: kontrata me DHL ishte e paracaktuar me vlerë 11 milionë euro, rreth 4.5 milionë më tepër se kosto reale. Hetimi i premtuar për zbatimin e kontratës nuk ka nisur kurrë, ndërsa pagesa po kryhet me këste të kamufluara.
Në korrik, Celibashi dërgoi në Thesar faturën e parë prej 2.5 milionë eurosh, të cilën ministri Petrit Malaj e “bllokoi” formalisht, për të krijuar përshtypjen sikur kishte dyshime.
Në shtator DHL kërkoi pagesën e plotë, me paralajmërim për kamatë-vonesa. Dhe Celibashi doli publikisht, e quajti procesin “sukses” dhe premtoi pagesën e plotë, por “pa kamata”.
Pyetjet janë të qarta: pse nuk u bë hetimi brenda katër muajve?
Pse u nënshkrua kontrata pa tender dhe me çmim të paracaktuar?
Pse DHL e ndau shërbimin me agjenci të tjera, mes tyre edhe Postën Shqiptare, kur kishte detyrim kontraktor ekskluziv?
Kjo nuk është hera e parë.
Në 2021, Celibashi nënshkroi një tjetër aferë prej 23 milionë eurosh me pajisjet elektronike të votimit, mbi koston reale, dosje për të cilën është nën hetim nga SPAK.
E njëjta skemë përsëritet: vota e shqiptarëve në diasporë përdoret si dekor, ndërsa paratë e tyre zhduken me tendera të fryrë. Loja është e qartë: Babloku merr pushtetin, Celibashi firmos kontratat, DHL merr milionat./Pamfleti
Lini një Përgjigje