
Dhuna ndaj gazetares dhe dëmtimi i kameramanit nuk janë incidente të rastësishme. Ato janë rezultat i një urdhri verbal të Agron Çerrit për të mbajtur mbyllur gojën e medias dhe për të mos lejuar që korrupsioni i tij dhe i zyrës që drejton të dalë në dritë.
Dhuna ndaj gazetarëve është treguesi më i qartë se korrupsioni nuk do transparencë. Rasti i fundit në Drejtorinë Kamëz–Vorë të Kadastrës, ku gazetarja Domenika Bajraktari dhe kameramani i saj u penguan e madje u dhunuan gjatë kryerjes së detyrës, është një provë se drejtuesit e kësaj strukture kanë ngritur një sistem mbrojtjeje jo për qytetarët, por për korrupsionin.
Në qendër të kësaj skeme qëndron drejtori i ASHK Kamëz–Vorë, Agron Çerri, i njohur si një nga figurat më të korruptuara të administratës. Çdo dosje që hyn në zyrën e tij, nuk trajtohet mbi bazën e ligjit, por mbi bazën e pazareve të pista. Qytetarët nuk marrin shërbimin që u takon me ligj, por përballen me një pazar të hapur ku gjithçka blihet e shitet.
Dhuna ndaj gazetares dhe dëmtimi i kameramanit nuk janë incidente të rastësishme. Ato janë rezultat i një urdhri verbal të Agron Çerrit për të mbajtur mbyllur gojën e medias dhe për të mos lejuar që korrupsioni i tij dhe i zyrës që drejton të dalë në dritë. Për këtë arsye, Çerri mban rreth vetes një rreth punonjësish të gatshëm të shndërrohen në “bandën e hipotekës”, e cila reagon me dhunë sa herë që dikush kërkon transparencë.
Ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një zinxhiri të gjatë ku drejtues të emëruar politikisht, si Agron Çerri, e kanë kthyer administratën publike në një mekanizëm pazari, duke dëshmuar se korrupsioni në Shqipëri nuk është aksident, por sistem i ndërtuar mbi klientelizëm dhe mbrojtje politike.
E trishtueshme është se as Prokuroria, as Policia, madje as SPAK e BKH nuk e shohin të arsyeshme të hetojnë këtë vatër korrupsioni. Të gjithë heshtin, ndërsa qytetarët e thjeshtë vuajnë padrejtësitë dhe gazetarët dhunohen. Në vend që të merren me korrupsionin galopant, institucionet e drejtësisë shpenzojnë kohë me raporte, lexime të thjeshta dhe procedura boshe.
ASHK është shndërruar në një vatër infeksioni të korrupsionit. Në këtë institucion, çdo punonjës i shërben shefit, çdo shef është i korruptuar, dhe drejtori Agron Çerri është simboli i këtij degradimi. Sa kohë që korrupsioni të ketë përkrahje politike dhe dhuna ndaj gazetarëve të mbetet pa ndëshkim, qytetarët nuk mund të presin as shërbim, as drejtësi, por vetëm padrejtësi dhe pazare të mbuluara me forcën e grushtit.
SPAK duhet të hetojë urgjentisht nëse drejtori i ASHK Kamëz–Vorë, Agron Çerri, është zgjedhur falë meritës dhe profesionalizmit, apo në sajë të kontributeve politike dhe investimeve të grupeve kriminale, sepse çdo ditë që ai qëndron në krye të institucionit, korrupsioni në kadastrën shqiptare jo vetëm që thellohet, por merr edhe mbrojtje të hapur nga politika dhe strukturat shtetërore.
Padyshim, si Agron Çerri janë pa përjashtim të gjithë drejtuesit e hipotekave vendore. Këta individë nuk drejtojnë institucionet për të shërbyer qytetarin apo për të zbatuar ligjin, por për të shfrytëzuar çdo mundësi që t’u sjellë përfitim personal.
Qëllimi i tyre kryesor nuk është ligjshmëria, por vjedhja e qytetarit, mbushja e xhepave të tyre dhe mbrojtja e interesave të grupeve të caktuara.
Korrupsioni nuk është aksident në këtë sistem; ai është parimi themelor mbi të cilin funksionon e gjithë administrata e hipotekave, ku çdo dosje, çdo kërkesë, çdo vendim ka një çmim, dhe çdo qytetar trajtohet si klient që duhet të paguajë për të marrë të drejtën e tij.
Në këtë realitet, institucionet që duhej të garantonin drejtësi dhe transparencë janë kthyer në makineri të organizuar për shfrytëzim dhe padrejtësi, duke dëshmuar se korrupsioni është sistemik dhe i mbrojtur nga çdo nivel i hierarkisë.
Por edhe Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK është një personazh misterioz, e cila në vend që të vepronte menjëherë duke shkarkuar Agron Çerrin për skandalin e dhunës ndaj gazetares Bajraktari, ka zgjedhur të heshtë dhe, me këtë heshtje, praktikisht e përkrah sulmin, duke treguar mbështetje të hapur ndaj një drejtuesi të korruptuar që shkel ligjin dhe pengon lirinë e medias.
Lini një Përgjigje