TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia18 Gusht 2023, 13:57

Manastirliu e Rektori Arben Gjata, dekoruan bosin italian për vjedhjet me pajisjet kirurgjikale

Shkruar nga Pamfleti
Manastirliu e Rektori Arben Gjata, dekoruan bosin italian për vjedhjet me
Umbro Staccini dhe Arben Gjata

Një nga mashtrimet në tender është ky: në koncesionin e pajisjeve kirurgjikale, italiani Umbro Staccini ka 45% aksione, duke u pranuar në tender me dy firmat e tij, por sikur gjoja ishin me pronar të ndryshëm: “Servici Italia S.p.A” me 30% dhe “Tecnosanimed” me  15% aksione

Afera me koncesionin e pajisjeve kirurgjikale, është veshur edhe me propagandë qeveritare, për t’i paraqitur vjedhjet e afro 70 milionë Euro, si gjoja kontribut modernizimi, si nder e  bamirësi që paska bërë ortaku kryesor italian për mjekësinë shqiptare.

Dy vite pas dhënies së koncesionit 100 milionë Euro, që sot është shtuar e ka shkuar 140 milionë Euro me preventivë e fatura false, ministresha Ogerta Manastirliu, urdhëroi Rektorin e Universitetit Mjekësor, Arben Gjata, të ftonte e nderonte me ceremoni zyrtare, italianin Umbro Staccini që ka marrë koncesionin e pajisjeve kirurgjikale.

Rektori Arben Gjata, që njëherazi është dhe vartës i Ogertës si Shef i Departamentit të Kirurgjisë në QSU “Nënë Tereza”, me 6 prill 2018 organizoi në Universitetin e Mjekësisë, ceremoninë e nderimit me “Certifikatë Mirënjohje”, të italianin Umbro Staccini.

Sipas dokumentit, motivi ishte ky: “Mirënjohje dhe vlerësim, për kontributin që zoti Umbro Staccini po jep për sigurimin dhe dhurimin e pajisjeve kirurgjikale në shërbimet e Kirurgjisë”.

Manastirliu e Rektori Arben Gjata, dekoruan bosin italian për vjedhjet me

Në fakt, pajisjet kirurgjikale, italiani po ia shiste mjekësisë shqiptare, 20 herë më tepër se kostoja reale e tregut dhe shërbimit në shumë vende të BE e Rajonit, nëpërmjet pazarit që bëri me Edi Ramën e Ilir Beqjen.

Por perversiteti i ceremonisë së nderimit, ishte fakti se “Certifikatën e Mirënjohjes”, italianit që po na vjedh 140 milionë Euro, ia dha Arben Gjata, Rektori i Mjekësisë dhe Shefi i Kirurgjisë në QSUT “Nënë Tereza”, i cili është hartuesi i planit tekniko-financiar të koncesionit dhe anëtar e sekretar i komisionit të tenderit, që sipas akuzës së SPAK ka falsifikuar dokumentet, tarifat dhe procedurat e kualifikimit të firmës së italianit.

Një nga mashtrimet në tender është ky: në koncesionin e pajisjeve kirurgjikale, italiani Umbro Staccini ka 45% aksione, duke u pranuar  në tender me dy firmat e tij, por sikur gjoja ishin me pronar të ndryshëm: “Servici Italia S.p.A” me 30% dhe “Tecnosanimed” me  15% aksione.

Mbase edhe ky fakt, do t’i shërbejë SPAK-ut, për të përforcuar akuzën se afera e pajisjeve kirurgjikale, ka qenë një skemë vjedhje e organizuar./Pamfleti

Manastirliu e Rektori Arben Gjata, dekoruan bosin italian për vjedhjet me

arben gjata afera me koncesionin e pajisjeve kirurgjikale manastirliu

Lini një Përgjigje