TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2026, 16:17

U përjashtua nga Gatuzo, sulmuesi shqiptar nis aventurën e re te klubi me histori në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti
U përjashtua nga Gatuzo, sulmuesi shqiptar nis aventurën e re te klubi
Leon Dajaku-Xhenaro Gatuzo

Leon Dajaku ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u transferuar te Hansa Rostok pas largimit nga SSV Ulm.

Sulmuesi shqiptar vendosi të largohej nga Ulm pas rënies së skuadrës në kategorinë e katërt të futbollit gjerman. Megjithatë, ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës së Tretë, pasi ka firmosur me Hansa Rostok, klub që e prezantoi zyrtarisht një ditë më parë.

Karriera e Dajakut pati një ecuri pozitive deri në vitin 2025, por periudha te Hajduku i Splitit nuk rezultoi ashtu siç pritej. Përjashtimi nga trajneri Xhenaro Gatuzo ndikoi në vazhdimësinë e tij, duke sjellë një rënie të dukshme në ecurinë sportive.

U përjashtua nga Gatuzo, sulmuesi shqiptar nis aventurën e re te klubi

Në nivel ndërkombëtar, Dajaku ka përfaqësuar ekipet zinxhir të Gjermanisë. Dikur një nga talentet premtuese të akademisë së Bajernit të Mynihut, emri i tij u përfol disa herë si një mundësi për t'iu bashkuar Kombëtares së Kosovës, por një gjë e tillë nuk u konkretizua.

Tashmë, 24-vjeçari synon të rikthejë formën më të mirë me Hansa Rostok, një klub me traditë në futbollin gjerman, i cili aktualisht garon në kategoritë inferiore.

leon dajaku sulmuesi shqiptar hansa rostok

Lini një Përgjigje