TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Korrik 2026, 16:46

Nga atentati te sekreti familjar/ Kthesa që ndryshon historinë e shpërthimit në Monako

Shkruar nga Pamfleti
Nga atentati te sekreti familjar/ Kthesa që ndryshon historinë e
Vadim Ermolaev

Raportimet thonë se ajo humbi të dyja këmbët, ndërsa u plagos edhe djali i tyre 13-vjeçar. Hetuesit po shqyrtojnë disa pista mbi motivin e sulmit…

Gruaja e plagosur rëndë në shpërthimin që ndodhi pranë një godine banimi në Monako dhe që dyshohet se kishte në shënjestër biznesmenin ukrainas Vadim Ermolaev, nuk ishte bashkëshortja e tij, por partnerja e tij prej vitesh, raportojnë mediat ukrainase.

Sipas Daily Mail, duke cituar burime të medias shtetërore ukrainase Suspilne, gruaja është identifikuar si Anna Nasobina, 46 vjeçe. Ajo ka humbur të dyja këmbët nga shpërthimi dhe ndodhet në gjendje kritike në repartin e kujdesit intensiv. I plagosur mbeti edhe Ermolaev, si dhe djali i tyre 13-vjeçar.

Nga atentati te sekreti familjar/ Kthesa që ndryshon historinë e

Fillimisht ishte raportuar se e plagosura rëndë ishte bashkëshortja zyrtare e biznesmenit, Anna Ermolaeva, 56 vjeçe. Megjithatë, kjo e fundit deklaroi për Suspilne se nuk ndodhej në vendngjarje në momentin e shpërthimit dhe se po bashkëpunon me autoritetet hetimore.

Blogeri politik ukrainas Anatoly Shariy gjithashtu pretendoi se pranë Ermolaev ndodhej Anna Nasobina, me të cilën, sipas tij, biznesmeni ka një marrëdhënie shumëvjeçare dhe një fëmijë të përbashkët.

Nga atentati te sekreti familjar/ Kthesa që ndryshon historinë e

Nasobina është me origjinë nga Dnipro, ka studiuar juridik dhe menaxhim në Ukrainë, ndërsa më pas është vendosur në Londër. Ajo drejton kompaninë britanike Wycombe Square Investments LLP dhe është bashkëthemeluese e klubit privat Club Eclectique, i cili organizon aktivitete kulturore në Londër dhe Monako.

Sipas raportimeve të mediave franceze, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që shpërthimi të ketë lidhje me një atentat të organizuar. Ndër pistat që po verifikohen përmendet edhe një rol i mundshëm i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), megjithëse deri tani nuk është paraqitur asnjë provë publike që ta konfirmojë këtë pretendim.

Nga atentati te sekreti familjar/ Kthesa që ndryshon historinë e

Autoritetet ukrainase kanë deklaruar më herët se Ermolaev mund të jetë objektiv për shkak të dyshimeve për lidhje me një rrjet mashtrimesh financiare përmes qendrave telefonike ("call centers") në Dnipro, me vlerë të pretenduar rreth 100 milionë euro. Mediat ukrainase raportojnë gjithashtu se hetuesit po shqyrtojnë edhe pista që lidhen me konflikte në botën e krimit të organizuar.

Nga atentati te sekreti familjar/ Kthesa që ndryshon historinë e

Ermolaev i ka mohuar vazhdimisht akuzat për veprimtari kriminale. Përfaqësuesi i tij ligjor në Monako, Theo Koshlyakov, deklaroi se ndaj biznesmenit nuk ka procedime penale të hapura në asnjë juridiksion.

Biznesmeni jeton në Monako që nga viti 2021. Në vitin 2019 ai hoqi dorë nga shtetësia ukrainase dhe mori pasaportë qipriote, ndërsa në fund të vitit 2023 u vendos nën sanksione personale nga autoritetet në Kiev.

Nga atentati te sekreti familjar/ Kthesa që ndryshon historinë e

Policia franceze dhe autoritetet e Monakos vijojnë hetimet për identifikimin e autorit ose autorëve të shpërthimit, ndërsa personi i dyshuar raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë publike përfundime zyrtare mbi motivin e sulmit. /Përshtati Pamfleti/

 

atentati monako oligarku

Lini një Përgjigje