TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Dhjetor 2025, 17:12

Mashtrimi i madh i Ramës. Mohoi kampet e refugjatëve, sot hap 20 të tillë që i kishte planifikuar fshehurazi

Shkruar nga Pamfleti

 Mashtrimi i madh i Ramës. Mohoi kampet e refugjatëve, sot hap 20

Takime të fshehta, plane të miratuara në heshtje dhe një projektligj i paraqitur si humanizëm. Qeveria ka punuar për kampe refugjatësh, ndërsa kryeministri deklaronte publikisht se nuk do të hapej asnjë

Qeveria ka finalizuar projektligjin për ngritjen e 20 kampeve refugjatësh në Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, për shtetas nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza. Procesi ka nisur në mënyrë të fshehtë më 4 dhjetor 2024, sipas urdhrit të Edi Ramës të datës 12 qershor 2024, ndërkohë që kryeministri deklaronte publikisht se Shqipëria nuk do të pranonte kurrë kampe refugjatësh. Workshopet me GNP, IOM, UNHCR, EUAA dhe FRONTEX u zhvilluan pa transparencë, ndërsa ministritë firmosën brenda ditës dokumentin final. Projekti serviret si akt humanizmi, por realiteti tregon një pazar politik që vendos interesat e Ramës mbi interesat e qytetarëve.

Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj për ngritjen e 20 kampeve të refugjatëve në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, për strehimin e personave nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza.

Mashtrimi i madh i Ramës. Mohoi kampet e refugjatëve, sot hap 20

Dokumenti, i publikuar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu, paraqitet për miratim vetëm gjashtë muaj pasi kryeministri Edi Rama refuzoi publikisht kërkesën e Britanisë së Madhe për ngritjen e një kampi refugjatësh.

Në konferencën e përbashkët për shtyp më 15 maj 2025, por edhe në disa media ndërkombëtare, Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk do të bëhej kurrë vend për kampe refugjatësh dhe se rasti i marrëveshjes me Italinë nuk do të përsëritej me asnjë vend tjetër. Gjashtë muaj më pas, ai e ka shkelur këtë premtim, duke hapur rrugën për ngritjen e 20 kampeve të reja, përveç atij të Gjadrit në Lezhë.

Si e justifikon kryeministri këtë projekt

Edi Rama ka pranuar ngritjen e kampeve në zonat e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, duke e servirur vendimin si akt humanizmi që do të sjellë përfitime afatgjata për vendin. Në realitet, qytetarët shqiptarë nuk përfitojnë asgjë nga përdorimi i territorit për qendra refugjatësh. Përfiton vetëm kryeministri, i cili kërkon të rrisë influencën politike të pushtetit të tij dhe të maskojë këtë vendim si mbështetje për integrimin europian.

Në projektligj thuhet se Shqipëria, si vend kandidat për BE, duhet të tregojë angazhim evropian për menaxhimin e migracionit me solidaritet dhe humanizëm. Por nëse ky është standard europian, atëherë vendet e BE duhet t’i ngrenë kampet në territorin e tyre, pasi janë më të mëdha dhe shumë më të pasura se Shqipëria.

Hipokrizia dhe takimet e fshehta të qeverisë

Dokumentet tregojnë se qeveria ka punuar për këtë projekt prej më shumë se një viti, ndërsa para qytetarëve kryeministri deklaronte të kundërtën.

·         Më 4 dhjetor 2024, në Ministrinë e Brendshme u mbajt takimi i parë i grupit të punës për planin e pritjes së refugjatëve, në zbatim të Urdhrit nr. 95 datë 12 qershor 2024 të kryeministrit Edi Rama.

·         Më 1–3 prill 2025 u zhvillua workshopi i parë i fshehtë për diskutimin e planit dhe përgatitjen e infrastrukturës.

·         Më 21–22 maj 2025 u mbajt workshopi i dytë për masat paraprake.

·         Më 9–10 qershor 2025 u zhvillua workshopi i tretë për finalizimin e planit.

·         Më 21–23 korrik 2025, në Shkodër u mbajt workshopi i katërt me pjesëmarrjen e GNP, IOM, UNHCR, EUAA dhe FRONTEX, ku u finalizua drafti përfundimtar.

·         Me shkresën nr. 5224/1, datë 7 tetor 2025, projekti iu dërgua për firmë ministrave të Drejtësisë, Financave, Jashtëm, Shëndetësisë, Mbrojtjes, Infrastrukturës, Pushtetit Vendor dhe drejtuesit të SHISH, të cilët e firmosën brenda ditës.

Ndërsa për publikun dhe ndërkombëtarët Edi Rama betohej se nuk do të ngrihej asnjë kamp refugjatësh në Shqipëri, pas shpine ai kishte urdhëruar prej më shumë se një viti hartimin e planit, caktimin e zonave dhe përgatitjen e terrenit.

“Pamfleti” e denoncoi këtë projekt më 18 maj 2025, bazuar në informacione të brendshme nga qeveria. Sot, çdo detaj i asaj denoncimi është bërë fakt./Pamfleti

mashtrimi i madh i edi ramës kampet e refugjatëve

6 Komente

  1. P
    Panariti

    "O Zot, ruaje Shqiperine nga shqiptaret". Faik Konica

    1. .
      ..

      Ja se po vijne shqiptaret e rinj. Dhe ata si keta qe jane do ulerasin per qenien autokton pas disa vitesh...raca me e paster e mundur qe mund te mbijetoj ne kete toke...

    2. K
      Kolonjari

      O zot ruaje shqipërinë Nga komunistët*

      1. C
        Celsi

        Rama eshte plehre, keni pare ndonje kryemeinsiter te bej podcast me "qytetaret" ky eshte nje mashtrues ordiner.

        1. A
          AQ

          Mashtrues ordiner

        2. R
          Rama te qifsha ropt

          O kryeminister plehre o serb pa gjak

          Lini një Përgjigje