
SPAK duhet të hetojë burimin e 21 milionë Euro, që shpresa Breçani ka bërë në këto 6 biznese për blerje ndërtesash, trojesh, pajisjesh, mobilimin e bar- kafe- restoranteve-hoteleve, automjete, apartamente e vila në Tiranë, Durrës, Sarandë, Himarë, kompleksin turistik në Lalz dhe tokat në Porto Romano gjatë pushtetit të dajë Saliut...
Mbesa e Sali Berishës, ekspertja financiare e grupeve mafioze, Shpresa Breçani dhe i biri trafikant Endrit Breçani, qysh prej vitit 2016 po ushtrojnë aktivitete biznesi pa bilance tatimore; pra, pa deklarime për investimet, shpenzimet, të ardhurat, fitimet apo humbjet.
Humbje nuk mund të kenë, gjersa 6 bizneset që ka familja e mbesës së Sali Berishës, vazhdojnë pa ndërprerje e masivisht, por hetimi tatimor nuk ushtron kontrolle dhe i lejon të mos dorëzojnë bilancet e nuk i ndëshkon sipas ligjit për avazionin fiskal.

Në datën 20 qershor 2016, djali i Shpresa Breçanit ka krijuar dy kompanitë “Divedento” e “Divedento Kafe” në Tiranë, njera për import kafeje e pijesh alkoolike, ndërsa tjetra aktivitet bar-kafe me 4 lokale që i administron babai i tij, Feriz Breçani.
Kompania “Divedento” ushtron aktivitet e pa regjstuar fare, duke shërbyer si distributor shpërndarës ilegal i sasive të kafes e pijeve alkoolike, që fusin ilegalisht kompanitë monopol dhe kantrandistët, gjë të cilën e dinë policitë e anti-krimit, tatimet e doganat, por vazhdojnë ta lejojnë.
Në kompaninë “Divedento Kafe”, Breçanët e Sali Berishës kanë në aktivitet 4 lokale bar-kafe në Tiranë, të regjistruara me një numër fiskal dhe paguajnë detyrimet tatimore vetëm për 1 lokal, duke iu shmangur detyrimeve që kanë ndaj shtetit.
Më 20 dhjetor 2018, krijoji kompaninë “More than Papers-Max Store”, me objekt shërbim interneti, kancelari, ndërtime, import-eksport mallrash, shit-blerje apartamente, vila, toka e troje.
Prej 6 vitesh aktivitet, as për këtë kompani, ku administrator me pagë mujore 30 mijë lekë është babai Feriz Breçani, i biri Endrit Breçani nuk ka dorëzuar bilance tatimore, madje nuk ka paguar as taksa dhe ka deklaruar vetëm 1 punëtor me pagë 30 mijë lekë.
Në datën 12 shtator 2019, Endrit Breçani ka krijuar kompaninë “Kafe Flora”, për të cilën, prej 5 vitesh nuk ka paraqitur bilance në tatime, ndërsa sipas infirmacioneve që ka dorëzuar SHISH në polici, ajo përdoret dhe si bazë trafikantësh të drogës.
Më 1 maj 2020, Shpresa Breçani dhe i biri Endrit Breçani, krijuan kompaninë e ndërtimit “E&F Construction”, për aktivitetin e të cilës nuk ka të dhëna financiare në tatime, përveç sigurimit të Endri Breçanit si administrator me pagë 35 mijë lekë dhe 6 punëtorëve.
Por sipas raporteve që SHISH ka dorëzuar në polici, rezulton se nëpërmjet kësaj kompanie, familja Breçani e mbesës së Sali Berishës, pastron miliona lekë të firmave të ndërtimit e trafikantëve.
Pa bilanc është dhe kompania “Hidroizolime Eda”, krijuar më 21 korrik 2023, me ojekt tregtim lëndë ndërtimi, ndërtime, shit-blerje të pasurive etj., në ortakëri me kosovarin Dardan Zogjani.
Në fakt, për këto 6 kompani Shpresa Breçani bën bilance, me të dhënat për fitimet që siguron, por nuk i dorëzon në tatime, ndërsa shefat e tatimeve nuk urdhërojnë t’u bëhet kontroll fiskal.
SPAK duhet të hetojë, burimin e 21 milionë Eurove, që Shpresa Breçani ka bërë në këto 6 biznese për blerje ndërtesa, troje, pajisje, mobilimin e bar-kafe-restoronte-hoteleve, automjetet, apartamentet e vilat në Tiranë, Durrës, Sarandë, Himarë, kompleksin turistik në Lalz dhe tokat në Porto Romano gjatë pushtetit të dajë Saliut./Pamfleti
Lini një Përgjigje