SPAK e ka lënë jashtë hetimit krye policin Edmond Tarkaj, megjithëse sipas dosjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, është pjesë e “SKY-ECC” me Oltion Bistrin, Ardit Hasanbegën dhe bashkëpunues me trafikantë e vrasës me pagesë...
Në dosjen e SPAK për ish-Shefin e Operacionales, Oltion Bistri, arrestuar bashkë me Pëllumb Gjokën e Velipojës dhe Ardit Hasanbegën, ish-shefin e krimeve në Policinë e Shkodrës, ka dalë dhe emri i krye policit Edmond Tarkaj.
Në hetimet e dosjes “Metamorfoza”, krye polici Edmond Tarkaj rezulton në bisedat SKY-ECC, si pjesë këtij grupi policor kriminal, që ka bashkëpunuar në lejimin e bandave të kultivimit dhe trafikut të drogës, nxjerrje në kurthe të rivalëve të kriminelëve e dekonspirim aksionesh policore.
Kryepolici Edmond Tarkaj nga Tepelena, kur ishte Drejtor i Policisë të Qarkut- Berat, rezulton se me vartësin e tij tepelenas Ardit Hasanbega, në atë kohë Shef i Seksionit të Anti-krimit në Policinë e Beratit, kanë bashkëpunuar në lejimin e kultvimit të drogës, dekonspirimin e aksioneve, mos deklarimin e parcelave të drogës dhe mos procedimin e atyre që kapnin.
Në datën 21 nëntor 2022, drejtori Edmond Tarkaj dhe vartësi i tij Ardit Hasanbegaj, u shkarkuan pas zbulimit të parcelave dhe magazinave të drogës në Berat, por nuk u arrestuan e nuk kallëzuan penalisht nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, madje u emëruan në detyra të tjera.
Në veprimtarinë e tij, ish-Drejtori Edmond Tarkaj, bashkëpunonte me ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri, të cilin e ka bashkëshort të mbesës Dejnada Bistri (Tarkaj).
Ai është djali i xhaxhait të Muhedin Tarkaj, vjehrri i Oltion Bistrit, por lidhja familjare i kishte lidhur më fortë në bashkëpunimin me bandat e drogës dhe në favorizimin e kriminelëve, me paprekshmëri e dekonspirim aksionesh.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, rezulton se dy krye policët Edmond Tarkaj e Olton Bistri, kanë bashkëpunuar me grupet e kultivimit e trafikut të drogës dhe mos procedimin e tyre, edhe kur Edmod Tarkaj ishte drejtor policie në Gjirokastër, Korçë e Dibër dhe Drejtor i Policisë Rrugore, motive për të cilat është shkarkuar nga këto detyra.
Edhe gjatë hetimit të procesit për sekuestrimin e 3 milionë Euro pasuri të ish-Shefit të Operacionales Oltion Bistri, kur ky ishte drejtues policie në Pogradec, Durrës e Tiranë; emri i krye policit Edmond Tarkaj ka dalë si përfitues dhe fshehës të pasurive të njeri-tjetrit.
Shumicën e pasurive që merrnin nga grupet e drogës dhe ndërtues të lidhur me krimin, Oltion Bistri i kishte regjistruar në emrin tij, por dhe në emër të gruas Denajda Bistri (Tarkaj), të familjarëve të saj e baxhanakut I. Hysenasi, mes tyre dhe 1 palestër dhe qendrën e pishinave “Nobis” pranë Shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
Por dhe në emër të xhaxhait të nuses, krye policit Edmond Tarkaj; ndërsa ky i ka fshehur pasuritë në emër të familjërëve të tij e të vjehrrit Agron Kopelli.
Mirëpo SPAK e ka lënë jashtë hetimit krye policin Edmond Tarkaj, megjithëse sipas dosjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, është pjesë e “SKY-ECC” me Oltion Bistrin, Ardit Hasanbegën dhe bashkëpunues me trafikantë e vrasës me pagesë, lejim transporti droge, dekonspirm aksionesh e mos procedim të eksponentëve të krimit, kur ishte Drejtor Policie në Gjirokastër, Korçë, Dibër e Berat./Pamfleti
Për këtë Mondin bëhet fjalë në bisedat që Arditi thotë "të kishim Mondin" dhe jo për drejtorin e Shkodrës, Mondin tjetër...