Operacioni "Seven" i vitit 2016 i arrestoi në flagrancë për shpërndarje kokaine, por falë parave dhe lidhjeve në sistem dolën shpejt: Sot Enea Mitri është bosi më i madh i call centrave në Tiranë, trashëgimtari i Amant Josifit
Trafik dhe shpërndarje kokaine nëpër lokalet e Tiranës, grup kriminal, pastrim parash, mashtrim me pasoja të rënda përsëritur qindra herë, call centera, korrupsion dhe luks.
Kjo është vetëm një pjesë e veprimtarisë kriminale të babë e bir Mikel dhe Enea Mitri, të cilët kanë rekrutuar dhe blerë segmente të Policisë së Shtetit, si garanci për aktivitetin kriminal.
Një raport i shërbimit informativ konstaton se Mikel Mitri ka vepruar si dora kryesore e shpërndarjes së kokainës për VIP-at në Tiranë, ndërsa i biri konsiderohet si pasardhësi i Amant Josifit për rrjetin e call centrave në kryeqytet.
Pas një hetimi prej disa muajsh, në korrik të vitit 2016, Seksioni i Narkotikëve pranë Policisë së Shtetit, finalizoi me sukses operacionin “Seven”, duke goditur një grup të shpërndarjes së kokainës në Tiranë. Policia arrestoi në flagrancë kreun e grupit të kokainës Mikel Mitri dhe të birin, Enea Mitri. Në pranga ranë edhe disa anëtarë të grupit si; Donjet Zaloshnja, Selim Rama, Aurel Kafeja, Indrit Barçi dhe Llazar Buhani.
Falë lidhjeve të forta në sistem dhe hedhjes së parave për prokurorin e çështjes dhe gjyqtarin, Mikel dhe Enea Mitri dolën shumë shpejt nga burgu.
Kreu i grupit të shpërndarjes së kokainës i shpëtoi edhe veprimit të ligjit anti-mafia për sekustrimin e pasurive produkt i aktivitetit kriminal.
Mikel Mitri dyshohet se vijoi aktivitetin e furnizimit të VIP-ave me kokainë, ndërsa i biri do t'i hynte një aktiviteti tjetër kriminal, shumë herë më fitimprurës se sa shpërndarja e kokainës.
Enea Mitri është sot bosi më i madh i call centrave në Tiranë, me rrjetin më të struktuar dhe shtrirjen më të gjerë, nën mbrotje të shumfishtë policore. Mitri pushtoi tregun kriminal të call centrave pas ekspozimit dhe rënies së Amant Josifit. Për kamuflimin e grupeve të mashtrimit të qytetarëve evropianë, Enea Mitri ka përdosur disa lokacione në Tiranë dhe një rrjet kompanish në emër të prestanomeve.
Ndonëse milioner nga aktiviteti kriminal i mashtrimit me investimet e rreme, Mitri ka vepruar me kujdes duke lënë pas sa më pak gjurmë. Ai shfaqet në mënyrë sekondare në rregjistrat e tatimeve dhe zhduket shumë shpejt. Megjithatë, një hetim elementar i SPAK dhe BKH do të zbulonte rrjetin kriminal të call centrave të Enea Mitrit, lidhjet e tij policore dhe perandorinë e pasurisë, produkt i aktivitetit kriminal. (Vijon...)/ Pamfleti
Lini një Përgjigje