TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia21 Mars 2026, 13:12

Në pazare me qeverinë, batakçiu i sindikatave, Kol Nikollaj, ka marrë leje edhe për HEC-in e tretë në Rrëshen

Shkruar nga Pamfleti
Në pazare me qeverinë, batakçiu i sindikatave, Kol Nikollaj, ka
Kol Nikolla, sindikalisti i qeverisë /

Pengmarrësi i Konfederatës së Sindikatave dhe asfiksuesi i lëvizjes sindikale, sharlatani Kol Nikollaj, është i skeduar nga agjencitë ligjzbatuese, për presione ndaj kompanive private, në këmbim të milionave.

Por Kola njihet edhe si lëpirës e pazarxhi me qeveritarët pas shpinës së sindikalistëve, në këmbim të paralizimit të protestave social- ekonomike, për të përfituar leje ndërtimi e licenca koncesionesh, të maskuara pas të afërmve të tij.

“Pamfleti” ka publikuar dokumenta zyrtare, që vërtetojnë se në vitin 2019, krye-xhambazi i sindikatave, Kol Nikollaj, ka marrë koncesion për dy HEC-e private “Bushi-1” e “Bushi-2”, në lumin Zalli i Tharrit dhe Përroi Perlikaj në Bardhaj e Lufaj të Mirditës.

Por dokumentet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në Ministrinë e Energji-Infrastrukturës dhe në Ministrinë e Mjedisit, tregojnë se Kol Nikollaj ka marrë koncesion edhe për një HEC tjetër privat të emërtuar “Nikolli Energy” me fuqi 250 KW, në përroin pranë fshatit Ujë të Rrëshenit, me burim nga fshatrat Prosek, Tarazh e Sheshaj.

Në pazare me qeverinë, batakçiu i sindikatave, Kol Nikollaj, ka

Maskuar pas të afërmit të tij Arbër Gjergj Nikolli nga Rrësheni, krye xhambazi i pseudo-sindikatave, Kol Nikolla, me Shkresë nr. 460 Protokolli, datë 5 tetor 2022, ka kërkuar lejen mjedisore për ndërtimin dhe licencimin e hidrocentralit të tretë në Rrëshen.

Në pazare me qeverinë, batakçiu i sindikatave, Kol Nikollaj, ka

Leja për HEC është regjistruar në emër të kompanisë “Nikolli Energy” sh.p.k, me pronar të vetëm formal Arbër Nikolli dhe administrator Bledar Perndrecaj që jeton në Romë; ndërsa pazaret, letrat zyrtare dhe milionat e investimeve i kalkulon Kola nga vjedhjet e pasurive të sindikatave  dhe me burime nga grupet kriminale.

Ndërsa lejet koncesonare për ndërtimin dhe shfrytëzimin e dy hidrocetraleve private “Bushi” e “Bushi-1”, Kol Nikollaj i ka aplikuar me emrin e tij, por maskuar pas kompanisë “Kthella” Sh.p.k, të familjarit tjetër Pjetër Nikolli.

Në pazare me qeverinë, batakçiu i sindikatave, Kol Nikollaj, ka

Sipas kontratave koncesionare të lidhura me qeverinë, rezulton se energjinë e prodhuar nga këto 3 hidrocentrale në Rrëshen, Kola do ta shesë për 35 vite, për llogari të tij dhe të atyre me të cilët është futur në ortakëri ilegale, me milionat që ka vjedhur nga pasuritë e sindikatave dhe të ardhura nga aktivitet kriminale.

Ndërkohë që përfiton leje koncesionare e pasuri publike falas nëpërmjet pazareve me qeveritarët pas shpinës së sindikalistëve, të cilët i mashtron me aktrime sikur mbron interesat e tyre, kur faktikisht i ka braktisur e tradhëtuar./Pamfleti

 

kol nikollaj pazare me qeverinë hec-e

2 Komente

  1. P
    POPULli

    KOL Nikolla dhe GGm NalBayhhet të vihen pas Hdkuf egër bufgut për privatizimin dhe shfrytëzimin d Objekteve dhe Pfonave të Bashkimit Profesnonale të FRel Shqipërisë në tëcjigh Vendin prej 19)/ deri 2026.Këta se ër të fëlliqur hajdut d të lamoralëshëm duhen rrjepur financjarisht dhe Lekët rikthehen Popullit ,Sa mëpar.

    1. A
      Anila

      Hajdut me çizme dhe don zhuan i qelbur

      Lini një Përgjigje