Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, ka falsifikuar statusin e tokës, ndërsa leja për kullën i është dhënë firmës së krye-tatimores së Tiranës, Erilinda Lala, ish-këshilltare e ministrit Petrit Malaj në ministri e AKBN dhe juristes së Bashkisë- Kavajë, Marsida Dedej…
Ministri Petrit Malaj është “aligatori” i ri në qeveri, që po përfiton fonde e pasuri me bekimin dhe firmat e Edi Ramës, në këmbim të firmosjes së aferave financiare, duke hyrë në pazare edhe me drejtues të pushtetit lokal, përfaqësues të PD-së.
Në bregdetin e zonës Qerret-Kavajë, me Vendim nr. 16, datë 23 korrik 2025, të KKT-së të firmosur nga Edi Rama, është dhënë leje ndërtimi për objektin kompleks godinë banimi, shërbimesh dhe hotel me 15 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nëntokë.
Lejen e kësaj kulle, me vlerë totale ndërtimi dhe kompletimi 21 milionë euro, kryeministri Edi Rama e ka dhënë në sipërfaqe të ndaluar për ndërtime. Madje, 4 muaj para se Bashkia e Kavajës të jepte miratim për tokën, ajo figuronte pronë e kësaj bashkie.
Për të fshehur abuzimin e kryeministrit Edi Rama, është futur në lojë kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, i cili 4 muaj pasi u dha leja e ndërtimit, ka miratuar dhënien e tokës publike për zhvillimin e zonës nga privatët.

Shërbimin e tij, kryebashkiaku Fisnik Qosja e ka kryer me këtë mashtrim e falsifikim zyrtar, në favor të kryeministrit Edi Rama dhe investitorit e ndërtuesit të kullës.
Sipërfaqja në pronësi të Bashkisë Kavajë, me nr. 117 në zonën kadastrale 3001 në Qerret të Kavajës, në të cilën është dhënë leja e ndërtimit të kullës me 15 kate, është rrugë publike dhe kanal ujërash që derdhen në det.
Ndërsa kryebashkiaku Fisnik Qosja ka mashtruar e falsifikuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke e paraqitur si “tokë pa fryt”, të dhënë falas për zhvillim me objekte ndërtimi dhe mjedise turistike nga privatët.
Investitore dhe ndërtuese e kullës në Qerret është kompania “2D Construction 2025” sh.p.k., ish-“GEA Construction”, në pronësi të Drejtoreshës Rajonale të Tatimeve të Tiranës, Erilinda Lala, dhe Marsida Dedej, juriste në Bashkinë e Kavajës.
Krye-tatimorja e Tiranës, Erilinda Lala, ka qenë ish-këshilltare e ministrit Petrit Malaj në Ministrinë e Financave dhe në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ndërsa 1 muaj para marrjes së lejes së ndërtimit të kullës, ministri Malaj e kaloi drejtoreshë kabineti të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve dhe tashmë drejtore të Tatimeve të Tiranës.
Ndërtimi është shumë më i lartë se parametrat bazë të njësisë “G2-A42-01”, që në Qerret nuk lejon ndërtime mbi 6 kate, por kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i PD-së në Kavajë kanë firmosur të ndërtohen kulla me 15 kate.
Ka informacione dhe raporte të agjencive ligjzbatuese se investitor dhe pronar i kullës 15-katëshe në Qerret të Kavajës, me vlerë ndërtimi e kompletimi 21 milionë euro, është ministri i Financave, Petrit Malaj, ndërkohë që ka deklaruar vetëm 25 milionë lekë pasuri totale.
Sipas këtyre informacioneve, ai ka përdorur si maskë kompaninë “2D Construction 2025” sh.p.k., ish-“GEA Construction”, në pronësi të vartëses së tij, krye-tatimores Erilinda Lala, dhe ortakës së saj, Marsida Dedej, juriste në Bashkinë e Kavajës dhe bashkëshorte e një prej personave të përmendur në dosjet e grupit “Xhihani” në Kavajë./Pamfleti
Nuk lanë gjë pa i vjedhur këtij populli.Ju bëfshin zeherr dhe mos i gezofshin ????.