TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Nëntor 2025, 16:23

Mirela e KLP-së dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, mbajnë peng drejtorin e BKH për shkak të pazareve politike

Shkruar nga Pamfleti
Mirela e KLP-së dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, mbajnë peng drejtorin e
Altin Dumani dhe Mirela Bogdani /

Në vend që Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, të kryejë detyrimet ligjore e kushtetuese, bën deklarata zyrtare intimiduese ndaj “Pamfleti”-t, duke marrë në mbrojtje krye-prokurorin e Fierit, Elion Mustafaj, me njolla shkollimi, korrupsioni e lidhjesh me krimin...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka zbatuar detyrimin ligjor për të emëruar drejtuesin e ri të BKH. Procesi ka hyrë në muajin e tretë të bllokimit, pavarësisht afateve të përcaktuara qartë në ligjin 95/2016. Burime të Pamfletit raportojnë ndikime nga struktura politike dhe interesa që synojnë kontrollin e plotë të hetimeve të korrupsionit.

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, po vazhdon lojën që i ka diktuar kupola politike, oligarkia dhe qarqet mafioze, për të vonuar zgjedhjen e drejtorit të ri të BKH, gjersa ata të bien në ujdi, për të vendosur të besuarin dhe të nënshtuarin e tyre në krye të BKH. Tashmë është fakt, që në bashkëpunim me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, drejtuesja e KLP; Mirela Bogdani, shkarkoi Drejtoren e BKH, Aida Hajnaj në datën e mbarimit të mandatit me 1 shtator 2025, kur sipas lgjit, duhej të qëndronte deri kur të emërohej pasardhësi.

Por prej afro 3 muajsh, në shkelje të hapur të ligjit, ajo nuk po e zgjedh drejtorin e ri të BKH, duke e lënë strukturën e hetimit të posaçëm, me drejtues të komanduar, edhe ky në shkelje të ligjit, sepse është një nga 7 kandidatët. Ditën e raportimit vjetor në parlament, Mirela e KLP, pasi u spërdrodh me arësye të sajuara për mos zgjedhen e drejtuesit të ri të BKH në afatin ligjor, tha se do zgjidhej brenda datës 10 nëntor 2025, por mashtroi përsëri. Po afron fundi i muajit të tretë, që BKH është pa drejtues ligjor, në kundërshtim me Ligjin nr. 95/2016 për organizimin dhe funsionimin e prkorisë së posaçcmee, por KLP nuk ka asnjë afat konkret për t’i dhënë fund zvarritjes. Që nga 7 prilli 2025, kur Dumani hapi garën, procesi është zvarritur në çdo fazë:

-Testimet fizike e profesionale u shtynë disa herë;
-Testi i së vërtetës (Poligrafi) u krye me vonesë;
-Verifikimi i figurës dhe pasurisë së kandidatëve, duhej të përfundonte më 20 gusht, por thuhet se nuk është kryer akoma.

Për të fshehur arsyen e vërtetë, pse po vonohet zgjedhja e drejtuesit të ri të BKH-ës, drejtuesja e KLP, Mirela Bogdani, po vazhdon të përdorë justifikmin, se gjoja nuk është bërë verifikimi i integritetit dhe pasurive të kandidatëve, kur kjo procedurë zgjat maksimalisht 1 muaj dhe duhej kryer brenda 20 gushtit 2025. Burime informacioni të “Pamfleti”-t, thonë se në prapaskenë, zvarritja për zgjedhjen e drejtorit të ri të BKH-ës, lidhet me pazaret e mëdha politike, për kontrollin e kësaj strukture kyçe të hetimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç duket, vonesa lidhet me skenarin që drejtuesi i ri BKH-së, të zgjidhet në muajin dhjetor para ose pas zgjedhjes së drejtusit të ri të SPAK, për të unifikaur kapjen drejtimin e krejt Prokurorisë së Posaçme, me drejtues që i kanë paracaktuar.
Institucioni që do vendosë zgjedhjen e drejtuesve të BKH e SPAK; është Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i drejtuar nga Mirela Bogdani, njohur si “kamariere” e kupolës politike që e vendosi në këtë detyrë, për të emëruar prokurorët sipas urdhërave e interesave.

Në vend që Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, të realizojë detyrimet ligjore, bën deklarata zyrtare intimiduese ndaj “Pamfleti”-t, duke marrë në mbrojtje krye-prokurorin e Fierit, Elion Mustafaj, me njolla shkollimi, korrupsioni dhe lidhje me krimin./Pamfleti

altin dumani dhe mirela bogdani kreu i bkh klp

1 Komente

  1. H
    Hallexhiu

    Po normal kerluku dumanit nuk u vu dhe ky nuk i le te zgjidhen te tjeret ,se te tjeret jan zagare me padron te tjere dhe keta zihen kush te vendo qenin e vet .sa per ket zonjen eshte fatkeqsi qe sistemi drejtesise ka te tilla vemje si keto . Kushtetusja.gj larte te gjith njesoj jan fatkeqesi kombetare

    Lini një Përgjigje