Kryebashkiaku i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli grabit 30 hektarë tokë duke ia dhuruar klientëve të tij dhe dhunon banorët që protestojnë...
Banorët protestuan kundër dhurimit të tokave komunitare për parqe fotovoltaike, por u përballën me dhunën e këshilltarëve të PS-së, “cubave” të thirrur nga kryebashkiaku dhe arrestime të urdhëruara nga policia. Ndërsa Xhakolli mashtron për konsultime fiktive, dhjetëra hektarë tokë u jepen klientëve të tij, duke lënë banorët pa tokë dhe pa të drejtë.
Më 10 nëntor 2025, banorët e fshatit Çërravë të Pogradecit protestuan brenda mbledhjes së Këshillit Bashkiak, kundër pazarit që ka bërë kryebashkiaku Ilir Xhakolli, për t’u dhuruar miqve e klientëve të tij 30.3 hektarë tokë, të cilat banorët i përdorin për burime jetese.
Siç thuhet në kërkesën e datës 21 gusht 2025, drejtuar Këshillit Bashkiak, këtë sipërfaqe toke të fshatit Çërravë, kryebashkiaku Ilir Xhakolli ia ka premtuar një subjekti privat për ndërtimin e një parku prodhimi energjie fotovoltaike.

Por ankesa e drejtë e banorëve është përballur me dhunën fizike të këshilltarëve të PS-së dhe “cubave” të zonës brenda sallës së mbledhjes, të vërsulur nga kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli, i cili ishte prezent për të miratuar pazarin e grabitjes së tokave të banorëve.
Në vend që kryebashkiaku Xhakolli të tërhiqej nga pazari i tij korruptiv, u bë palë me këshilltarët dhe “cubat” dhunues; madje urdhëroi Policinë e Pogradecit të arrestonte përfaqësuesin e protestës së banorëve të fshatit Çërravë, i cili u dhunua fizikisht, dhe kërcënoi të tjerët të mos protestojnë kundër grabitjes së tokave.
Pra, pazaret për të grabitur tokat dhe për të marrë milionat i bën kryebashkiaku Ilir Xhakolli, ndërsa dajakun dhe burgun e “hanë” banorët që dalin në mbrojtje të tokave të fshatit të tyre.
Në rastin konkret dhe në shumë raste të tjera tenderësh, personi që duhet arrestuar është kryebashkiaku Ilir Xhakolli, i cili pa dijeninë dhe pa miratimin e banorëve të Çërravës ua grabiti tokat për t’ua dhënë miqve e klientëve të tij për biznese energjie.

Madje, në relacionin e datës 21 gusht 2025 që kryebashkiaku Xhakolli i ka drejtuar Këshillit Bashkiak, ai ka mashtruar, sikur tokat e Çërravës janë djerrë dhe sikur më 18 gusht ka bërë konsultim me banorët e ka marrë pëlqimin e tyre.
Të njëjtin pazar e mashtrim, Ilir Xhakolli e bëri për 88 mijë m² tokë komunitare, të dhëna kompanive “REJ Sh.p.k.”, “GREEN ENERGY Sh.p.k.” dhe “Renx Albania Sh.p.k.” për ndërtim parqesh fotovoltaikë, ndërsa banorët kanë mbetur pa toka dhe pa pyje kolektive.
Banorët protestuan kundër dhurimit të tokave komunitare për parqe fotovoltaike, por u përballën me dhunën e këshilltarëve të PS-së, “cubave” të thirrur nga kryebashkiaku dhe arrestime të urdhëruara nga policia. Ndërsa Xhakolli mashtron për konsultime fiktive, dhjetëra hektarë tokë u jepen klientëve të tij, duke lënë banorët pa tokë dhe pa të drejtë./Pamfleti
Edhe mund te arrestohet ky
ka shume raste te tilla ne seman ne fier komuna topoje sheq marinas me kryerarin e bashkise se fierit
PO NGRIHUNI O NJEREZ SE ASKUSH NUK JU MDHURON GJE PA LUFTUAR PER TE DREJTAT QE KENI SE KETA ME PAS DO JU SHEMBIN SHTEPI E GJITHCKA SIC BENE NE NDOQ QE EDHE KOTECAT E POLAVE I QUAJTEN NDERTIM PA LEJE .
Luadhi I Celos Pogradec..ne fshatin Zagorcan..shume raste te tjera