TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Shkurt 2025, 09:07

Ndroq/ Kryetari Xhavit Çeka, ish-kapteri me 8 klasë e diplomë “Kristal”; batërdi me toka e banesa tërmeti

Shkruar nga Pamfleti

Ndroq/ Kryetari Xhavit Çeka, ish-kapteri me 8 klasë e diplomë

Është sekseri i krye- bashkiakut të Vorës, Blerim Sherra, për pazaret dhe mbledhjen e ryshfeteve, nga familjet që u futën në listat e rindërtimit për 135 banesa e bonuse qiraja pas tërmetit; ndërsa kompanive u shiti lëndë ndërtimi nga biznesi i tij...

 Nëse SPAK ka vullnet të godasë krimin e organizuar ekonomik e financiar të zyrtarëve të shtetit; 17 kilometra larg qendrës së Tiranës, ka një ekzemplar të tillë të quajtur Xhavit Çeka, me detyrë Kryetar i Njësisë Administrative-Ndroq, i njohur si “ujku” i tokave dhe fondeve në këtë komunë.

Pas shumë denoncimeve, “Pamfleti” ka denoncuar faktin që Kryetari i Njësisë Ndroq, Xhavit Çeka dhe vëllai i tij Besmir Çeka, janë kokat e bandës që grabit dhe tjetërson toka shtetërore e private me falsifikime dokumentesh, të cilat i certifikojnë shefat e Bashkisë Vorë, të Komisionit të Pronave e Kadastrës kundrejt llokmave.

Ndërsa prej 5 vitesh, kyetari i Ndroqit, Xhavit Çeka, vazhdon aferat e korrupsionit me ri-ndërtimin e banesave të pas tërmetit 2019, por dhe tjetërsimin e tokave që kanë ngelur në pronësi të shtetit, nëpërmjet hartave, matjeve, tapive, legalizimeve e dokumenteve false të origjinës pronësore, të cilat vërtetohen lehtësisht me një hetim të BKH-së.

Sipas denoncimeve, dërguar dhe kryeministrit Edi Rama, Prokurorisë e SPAK-ut, konstatohet se kryetari i Njësisë së Ndroqit, Xhavit Çeka, është sekser i krye-bashkiakut të Vorës, Blerim Sherra, në pazaret dhe mbledhjen e ryshfeteve, nga familjet që u futën në listat e rindërtimit. Kryetar “ujku” Xhavit Çeka, bashkë vëllain e tij Besmir Çeka, kanë bërë pazaret për 135 banesa të ndërtuara në Ndroq pas tërmetit, duke u premtuar futje në listë strehimi e dhënie bonus qiraje me letra false edhe atyre që nuk u ishin dëmtuar banesat, ndërsa të pastrehëve u zhvati para për t’u shtuar sipërfaqet e për të zgjedhur banesat që donin. Por, si Kryetar i Njësisë Administrative Ndroq, Xhavit Çeka, u shiti kompanive që ndërtuan e po ndërtojnë banesat, materiale ndërtimi nëpërmjet biznesit të tij.

Profili si falsifikator e grabitës tokash i Xhavit Çekës, ka dhe zullume të tjera, disa prej të cilave, SPAK mund t’i gjejë në raport- kontrollin e Taskë Forcës së Qeverisë të muajit nëntor 2016, për vjedhjet e 340 tokave me dokumente e tapi false, që ka bërë Xhavit Çeka kur ishte Zv/kryetar i Komunën Ndroq, bashkë me kryetarin Pullumb Çuri në atë kohë.

Sipas raportit të Taskë-Forcës, batërdia në falsifikime e grabitje tokash të komunën Ndroq, është bërë në fshatrat Ndroq, Zbarqe, Kërçukje, Zhurje, Lagje e Re, Pinet, Shesh, Gërbllesh, Menik etj.
Mjafton që SPAK të hetojë dosjet dhe do zbulojë krimet që janë bërë, gjurmët e të cilave të çojnë dhe te blerja që Xhavit Çeka i ka bërë një toke me vlerë 500 mijë Euro pranë ish-restorant “Elefant” në Ndroq dhe 45 toka të regjistruara në emër të vëllait Besmir Çeka e të afërmve.

Ndroq/ Kryetari Xhavit Çeka, ish-kapteri me 8 klasë e diplomë

Por SPAK mund të hetojë dhe faktin, që kryetari Xhavit Çeka, nga kapter ushtrie me 8 klasë shkollë, deklaron se në vitet 2010- 2013 në moshën 45-vjeçare, ka kryer studimet “Bachelor” pa shkëputje nga puna në universitein “Kristal” dhe është diplomuar në 6 degë njëherazi, konketsht: për shkenca komunikimi, menazhaim burimesh njerëzore, filozofi, ,sociologji, ekonomi dhe shkenca politike./Pamfleti

xhavit çeka ndroq

Lini një Përgjigje