TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia25 Shkurt 2025, 17:11

Xhavit Ceka, pjesë e klanit mafioz 'Pezë- Ndroq- Vaqarr', çfarë u bë me paratë e tërmetit?

Shkruar nga Pamfleti

Skemat e krimit ekonomik, dokumentet e falsifikuara dhe lidhjet mafioze që qëndrojnë pas kësaj strukture hajdutësh...

Xhavit Ceka, pjesë e klanit mafioz 'Pezë- Ndroq- Vaqarr',

Një vale denoncimesh të ardhura në 'Pamfleti' ka zbuluar një baterdi korrupsioni që ka pllakosur administratat e Pezës, Ndroqit dhe Vaqarrit. Një rrjet hajdutësh me pushtet, të cilët kanë kthyer rindërtimin pas tërmetit të 2019-ës dhe tjetërsimin e pronave në një mekanizëm zhvatjeje masive. Emrat përfliten prej kohësh dhe denoncime të shumta janë dërguar në redaksinë tonë. Janë hulumtuar skemat e krimit ekonomik, dokumentet e falsifikuara dhe lidhjet mafioze që qëndrojnë pas kësaj strukture hajdutësh.

Xhavit Çeka, administratori i Ndroqit, ka ndërthurur pushtetin dhe biznesin në një skemë mafioze tjetërsimi. Çeka ka operuar me biznesin e tij si Person Fizik në të njëjtën kohë me pushtetin e tij lokal. Shtatë ditë pas mbylljes së biznesit nga ana e tij, regjistrohet biznesi i vëllait të tij, Besmir Çeka, të cilin Xhaviti e furnizonte me punë në skemat korruptive brenda administratës. Dyshja ka vepruar pa asnjë deklarim xhiroje, duke ngjallur dyshime të forta mbi burimin e pasurisë.

  

Xhavit Ceka, pjesë e klanit mafioz 'Pezë- Ndroq- Vaqarr',


Me këtë skemë të koordinuar, Xhavit Çeka ka krijuar një rrjet klientelist ku paratë publike përdoren për të mbushur xhepat e të afërmve të tij. Pozicioni i tij si administrator i Ndroqit i ka dhënë kontroll të plotë mbi ndarjen e fondeve dhe shfrytëzimin e burimeve të komunës për interesa personale. Vetëm përmes kësaj skeme, ai ka arritur të kanalizojë projekte të rëndësishme drejt kompanive dhe individëve të lidhur me të, duke e kthyer administratën e Ndroqit në një vegël për pasurimin e klanit ‘Pezë-Ndroq-Vaqarr’.

Me çfarë e bleu Xhavit Çeka, në emër të familjarëve të tij, pronën pranë ish-restorantit Elefant në Ndroq, me vlerë mbi 500 mijë euro?

Burime për Pamfleti tregojnë se Xhavit Çeka ka regjistruar pasuri në emër të vëllait, Besmir Çeka, duke falsifikuar letrat. Dokumentet dhe lëvizjet financiare janë subjekt i një hetimit që duhet të vijojë.

A do të verifikohen familjet e tërmetit që ishin në listën e rindërtimit?

Mijëra familje mbetën në rrugë pas tërmetit shkatërrimtar, ndërsa fondet e rindërtimit përfunduan në duart e pushtetarëve vendorë. Administratat e Ndroqit dhe Pezës u angazhuan në një skemë të gjerë zhvatjeje, duke përvetësuar miliona lekë të destinuara për qytetarët në nevojë.

Këta zyrtarë i merrnin qytetarëve nga 20-25 milion lekë për familje për t’i futur në skemën e rindërtimit. Ata që kishin para, morën shtëpi të reja. Ndërkohë, ata që me të vërtetë kishin humbur gjithçka, mbetën në rrugë, të braktisur nga shteti.

Një nga rastet më flagrante është ai i familjes Tafa në Gërçukë, Ndroq. Ky rast u denoncua nga emisioni BOOM në RTV Ora, duke zbuluar se pas tërmetit të 21 shtatorit 2019, kjo familje mbeti pa strehë. Xhavit Çeka, si administrator, nuk bëri asgjë për t’i ndihmuar, duke u përqendruar vetëm te përfitimet personale. 

Në vijim do të publikohen të dhëna mbi aktivitetin e zi të administratorit të Vaqarrit, i cili, së bashku me të vëllain, është përfshirë në marrjen me dhunë të pronave dhe ka grumbulluar pasuri marramendëse. /Pamfleti

xhavit Çeka pezë ndroq vaqarr tërmeti

Lini një Përgjigje