Anti-Mafia24 Qershor 2024, 13:42

"Nuk bëhet Miss Shqipëria në Peqin!"/ Përplasje e fortë mes Leka Bungos dhe Alfred Pezës: Të kam thënë mos pusho njerëz nga puna se do fitojnë gjyqet

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk bëhet Miss Shqipëria në Peqin!"/ Përplasje e
Alfred Peza

Gjatë raportimit në Komisionin e Medias në Kuvend ka pasur një debat mes drejtorit të RTSH-së, Alfred Peza dhe kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo.

Peza u shpreh se kur ka marrë drejtimin e RTSH-së e ka gjetur televizionin në zero, por Bungo reagoi ashpër duke mos e kursyer.

Bungo deklaroi se Peza është përgjegjës për gjithçka duke filluar nga shkarkimet dhe gjyqet e humbura.

Pjesë nga debati

Bungo: Deklarata e drejtorit të përgjithshëm se gjatë 3 vjetëve e ka gjetur zero RTSH-në është jo vetëm jashtë logjike.

Peza: 3 vjet?

Bungo: Po, po! Është e incizuar

Peza: Si 3 vjet?

Bungo: Po, po, 3 vjet!

Peza: Unë nuk thashë fare.

Bungo: E përmende tani, e ke të incizuar. Ktheje mbrapsht!

Peza: Po ktheje pra ktheje?!

Bungo: Të kam thënë mos pusho njerëz nga puna se do fitojnë gjyqet e ti më ke thënë zero. Ti ke thënë s’ka fituar asnjë, unë po të jap dy emra që kanë fituar, njëri 30 milionë, tjetri 26 milionë.

Bungo: Këshilli drejtues paska qenë kot, erdhi ky të na shpëtojë ne?!

Peza: Jo, jo

Bungo: Si ai që bëhet Miss Shqipëria në Peqin!

Peza: Zoti kryetar, Miss Shqipëria mund të bëhet edhe në Elbasan…

Bungo: Jo, po në Peqin nuk bëhet.

Peza: Zoti kryetar, ju jeni dhe racist…

Bungo: Jo, unë jam humorist.

alfred peza leka bungo