TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia24 Janar 2025, 13:00

“Oturaku” i Ilir Metës dhe Edi Ramës, Vangjel Tavo u urdhërua të mashtronte për digën e HEC-Lukova: U ça nga presioni i ujit!

Shkruar nga Pamfleti

“Oturaku” i Ilir Metës dhe Edi Ramës, Vangjel Tavo u

Lidhja e Vangjel Tavos në biznese e punë të pista me pronarët e HEC-Lukovës, Vasil Naçi e Vasil Gjika që porositën dëmtimin e digës; projekti i tyre për të ndërtuar resorte e pallate në 94 ha tokë të përmbytura buzë detit dhe 3 mashtrimet e tjera të kryebashkiakut të Himarës, që është përfshirë në biznesin e ndërtimeve...

Në datën 16 janar 2025, shpërtheu diga e hidrocentralit privat “Energo-Sas” në Lukovë me pronarë Vasil Naçi e Vasil Gjika, duke përmbytur 12 biznese me aktivitete turistike, dëmtoi disa biznese të tjera, pemëtore, shtëpi, toka të zonës e stacionin elektrik.

Më 20 janar, “Pamfleti” publikoi një informacion të siguruar nga anti-krimi në Himarë dhe nga Prokuroria e Vlorës që po hetojnë shkaqet, të cilat thanë, se diga e HEC-Sasaj në Lukovë nuk u ça nga niveli e presioni i ujit.

Por ka informacioane nga SHISH, indicie, prova e dëshmi nga punëtorët e HEC-it, që vërtetojnë se diga u ça me skenar dhe veprime të stimuluara nga dora e njeriut, me urdhër nga dy pronarët Vasil Naçi e Vasil Gjika, për të përmbytur zonën buzë detit, me qëllim ndërtim resortesh, pallatesh e hotelesh në 94 ha tokë pronë shtetërore.

Pronarët e bizneseve turistike dhe banesave të zonës që u përmbyt, kanë bërë disa kallëzime për këtë krim ekonomik e me rrezik jetësh njerëzore, të organizuar nga dy Vasilët, pronarë të HEC-it.

Sepse këta, në 2 vitet e fundit u kanë dërguar “të fortë” e sekserë, banorëve që kanë shtëpitë, bizneset e pemëtoret poshtë digës së HEC-it në Lukovë, për t’u marrë tokat dhe u kanë bërë presione e bllokime certikatash pronësie, nëpërmjet Bashkisë Himarë, Prefekturës e Kadastrës.

Një ditë pas denoncimit që publikoi “Pamfleti”, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, i njohur si “oturaku” i Ilir Metës e tashmë i Edi Ramës, doli në një televizion të pushtetit, me urdhër për të mohuar të vërtetën e çarjes së digës.

Ai tha, se çarja e digës nuk u bë me qëllim përfitimi, por ishte aksident, si rezultat i mbingarkesës së ujit në liqenin e HEC-it, shtim që nuk e kishin vënë re.

Por Vangjeli mashtroi, sepse HEC-i i Lukovës në ditën e çarjes së digës, kishte 15% sasi uji nën kuotën e lejueshme normale, madje dhe raporti i Komitetit të Digave në fundvitin 2024, kishte deklaruar, se diga ishte e sigurtë edhe sikur uji të arrinte mbi kuotën e shkarkimit të detyruar.

Edhe nëse e marrin për të vërtetë mashtrimin e Vangjel Tavos, se diga u ça nga mbingarkesa e ujit, pronarët Vasil Naçi e Vasil Gjika kanë përgjegjësi të plotë penale, që nuk lejuan shkarkimin gradual të ujit në kanalet që e çojnë në det.

Por  Vangjel Tavo, e theksoi disa herë, se diga u ça nga presioni i ujit, sikur ai është prokurori e gjyqtari, që ka përfunduar hetimin dhe gjykimin e ka nxjerrë këtë shkak; kur hetimi është në proces e do shkojë deri te shefat e Bashkisë që kontrollojnë ujëmbledhësat e zonës.

Së pari, janë pronarët e HEC-it, Vasil Naçi e Vasil Gjika, njeri kushëri i Vangjelit dhe të tre ortakë punësh të pista në zonën Greqi- Shqipëri, që e urdhëruan Vangjelin me miratim të Bablokut, të dilte në media dhe të mohonte të vërtetën e çarjes së digës me qëllim të caktuar.

Me mohimin e të vërtetës nga një shërbëtor i Bablokut, dy Vasilët e HEC- Lukovës sigurojnë dy favore: intimidohet drejtësia e nuk kanë pasoja penale; dhe duke e quajtur çarje të digës për shkak të shtimit të ujit nga rreshjet, dëmët e shkaktuara miliona Euro, do t’i paguajë shteti.

Lidhja e Tavos me pronarët e HEC-Lukovës, Vasil Naçi e Vasil Gjika që porositën çarjen e digës, vërtetohet dhe me faktin, se në Bashkinë e Himarës, ata kanë paraqitur një kërkesë për të ndërtuar resorte e pallate, pikërisht në tokën e përmbytur.

Ndërsa me grabitjet e tokave në bregdet me letra false e shitje për resorte, Vangjel Tavo ka përvojën e 3.3 ha tokë buzë detit, grabitur me dokumente false poshtë Kalasë së Lëkurësit në Sarandë, që ia shiti 3.7 milionë Euro për resort mafiozit Dajlan Abdia, mik i Bablokut./Pamfleti

uturaku i ilir metës edi rama vangjel tavo hec lukova

Lini një Përgjigje