TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Janar 2025, 12:27

Arsyeja pse u skualifikua Rrok Gjoka e pse kërkohet të dënohet Sonila Qato

Shkruar nga Pamfleti
Arsyeja pse u skualifikua Rrok Gjoka e pse kërkohet të dënohet


SPAK mirë do të bënte të shkonte në tunelin e Murrizin e të numërojë paratë që ka ngrënë ai përbinësh për këtë 10 vjet. Gjasat janë se nëse e bën këtë, jo vetëm Rrroku s’merr më tender, por edhe tuneli nuk do të kishte më dritë në fund...


Gjyqi absurd i iniciuar nga Rrok Gjoka ndaj ish-kreut të ARRSH-së, Sonila Qatos, përveç sr pa lidhje nga ana strukturore, është edhe një autogol për oligarkun që merr fonde publike me llokma të mëdha nga qeveria.
Sa për parantezë: që kur Edi Rama është në krye të qeverië, të gjitha tunelet që janë realizuar në vend i ka marrë në dorë Rrok Gjoka. I cili mori kontratën e rrugës së Arbrit me 4 tunele, dhe ende nuk e ka mbaruar deri tani. Pikërisht ky probem i kësaj kompanie me rrugën e Arbrit ka qenë edhe arsyeja që ka ndikuar në uljen e pikëve të tij nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për Tunelin e Kardhiqit.
Që është një kriter mëse normal. Në të gjith botën, nëse një kompani nuk e kryen brenda afatit një vepër, ai ose duhet ta braktisë kontratën e të paguajë gjobën, ose në rast se ka shkaqe objektive të korrektojë afatet, duke paraqitur argumentet përkatëse.
Gjoka e ka marrë kontratën e Rrugës së Arbrit që nga viti 2015 dhe ende sot nuk e ka dorëzuar. Në vitin 2019, kur ishte në garë për Kardhiqin, Gjoka nuk kishte mbaruar asnjë nga tunelet e Rrugës së Arbrit. Krejt natyrshëm, çdo komision, çdo supervisor, çdo ekspert, do të duhet ta merrte parasysh këtë fakt.
E me plot logjikë, në pikët që përbëjnë kriteret e performancës, kjo vonesë e tij është vlerësuar.
Po pse duhej të veprohej ndryshe? Sepse Rroku ka krushk Gazin e Olsit? E që vetëm nga ky fakt mori edhe tunelin e Llogarasë, i cili i ka kushtuar buxhetit të Shtetit sa 'frëngu pulën'.
Një administratë normale publike tregohet variabile në
Kontratat e punëve të infrastrukturës, për të krijuar komoditet ndër aktorët, si dhe një diversitet në dizajn, ide, por edhe në mënyrën e ndërtimit.
Vetëm në diktaturë ndodh që veprat publike janë klishe në ide, projekt, apo edhe në ndëtimin e tyre.
Në vendet e hapura dhe të lira, gjallojnë aktorë e faktorë nga më të mirët në botë, për ti dhënë një vepre publike frymëmarrje dhe jetëgjatësi.
Piramidat e kristalta në Luvër i bëri një arkitekt kinez, statujën e Lirisë në Nju Jork e bëri Eiffel-i që ishte francez, e tunelin më të lartë malor në botë, në Austri, e bëri Karl Gega, që ishte një shqiptar. Imagjinoni që të gjitha këto vepra t’i ishin dhënë Rrok Gjokës. Apo të dilte presidenti i Francës si Babloku ynë që tallet me njerëzit, kur thotë pa pikë turpi se për tunelin e Murrizit e kanë marrë mësysh. Po pse babloku nuk e provon që të gjejë një firmë më të mirë me inxhinierë më të zotë se Rroku? Ja ka qenë rasti që nëpunësisht e ARRSH-së kanë gjetur një kompani të tillë më të mirë, që në realitet e mbylli shpejt Kardhiqin.
E pikërisht ky rast solli akuzën absurde ndaj Sonila Qatos, e cila ka bërë vetëm detyrën. I gjithë gjyqi ndaj ARRSH-së nuk është gjë tjetër, por një tentativë e Rrok Gjokës për të marrë dëmshpërblimin e kërkuar prej 7 miliard lekësh.
Ndaj SPAK duhet të tërhiqet e të mos lejojë që të përfitojë padrejtësisht Gjoka. Pasi nëse ka ankesa administrative ta çojë në organet përkatëse, qoftë edhe në Gjykatën Aministrative. Nuk jemi para një rasti korrupsioni, por një ankesë për tenderët. Iku Gjoka është Bechtel Enka. Po edhe nëse do të ishte Bectel, çfarë të keqe ka ta humbë tenderin? SPAK mirë do të bënte të shkonte në tunelin e Murrizin e të numërojë paratë që ka ngrënë ai përbinësh për këtë 10 vjet. Gjasat janë se nëse e bën këtë, jo vetëm Rrroku s’merr më tender, por edhe tuneli nuk do të kishte më dritë në fund…/Pamfleti

 

Lini një Përgjigje