TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia22 Korrik 2025, 10:02

Përtej Frida Krifcës: Skenari i Edi Ramës dhe Altin Dumanit për të groposur vjedhjen e fondeve të BE për fermerët

Shkruar nga Pamfleti

 Përtej Frida Krifcës: Skenari i Edi Ramës dhe Altin Dumanit

Auditimi “fiktiv” prej qeverisë, tenderi për kompaninë e lidhur me ministrin Malaj dhe zvarritja katërvjeçare e SPAK, po e kthejnë skandalin e AZHBR në një nga operacionet më të rafinuara për të mbydhur një kallëzim të OLAF në emër të “reformës” dhe drejtësisë së kapur…

Në qershor 2021, Bashkimi Europian, përmes Zyrës Anti-Mashtrim (OLAF), dorëzoi një kallëzim penal në SPAK ndaj ish-drejtoreshës së AZHBR-së, Frida Krifca, dhe vartësve të saj, për abuzim me fondet e BE për fermerët. Në vend që të reagonte ndaj këtij kallëzimi, vetëm tre muaj më vonë, në shtator 2021, Edi Rama e emëroi Frida Krifcën ministre të Bujqësisë, duke injoruar njoftimin e OLAF dhe raportin me fakte të dokumentuara.

Sot e kësaj dite, SPAK nuk ka finalizuar hetimin, edhe pse kanë kaluar katër vite. Kjo sjellje nxit dyshime të forta se dosja po groposet, me garanci të dhëna nga Altin Dumani. Ndërkohë, qeveria po përgatit një tjetër manovër për ta “mbyllur” edhe administrativisht këtë aferë të denoncuar nga Brukseli.

Përtej Frida Krifcës: Skenari i Edi Ramës dhe Altin Dumanit

Sipas njoftimit zyrtar të datës 21 korrik 2025, Ministria e Financave ka zhvilluar një tender me vlerë 448 mijë euro për një auditim të jashtëm të fondeve IPARD II, të cilat janë objekt i kallëzimit të OLAF. Kjo nismë i është besuar kompanisë gjermane “FTI Consulting”, e cila ka pasur lidhje të mëparshme me vetë ministrin Petrit Malaj, i emëruar më 11 maj deputet përmes listës së mbyllur nga Edi Rama.

Edhe pse auditime të brendshme për këto fonde janë kryer në të kaluarën nga vetë Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave, të cilat nuk konstatuan asnjë problem, hetimi i OLAF dhe EUROJUST zbuluan përfitime të paligjshme me vlerë miliona euro. Për këtë arsye, kallëzimi në SPAK ishte një veprim i rëndë dhe i motivuar nga prova konkrete, por që nuk ka marrë ende trajtim të duhur.

Për më tepër, kontrata me kompaninë gjermane, e lidhur më 30 dhjetor 2024, nuk është zbatuar. Ministria e Financave ka njoftuar së fundmi përsëritjen e kontratës me arsyetime absurde: vonesa logjistike, ndryshime në strukturën e zyrës autorizuese dhe përkthime me inteligjencë artificiale. Në realitet, këto janë pretekste për të fituar kohë dhe për ta zvarritur çështjen, me qëllim mbylljen pa zhurmë të skandalit që përfshin edhe ndërtuesen aktuale të kullave dhe hoteleve, Frida Krifca.

Auditimi i fondeve IPARD nga vetë qeveria shqiptare është i pavlefshëm në thelb, sepse këto fonde kontrollohen vetëm nga institucionet europiane. Zbatimi i këtij auditimi vendor, në kushtet kur ka një kallëzim zyrtar të OLAF në SPAK, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e qeverisë për të mbyllur dosjen e abuzimeve, ashtu siç u bë edhe me Ilir Beqjen./Pamfleti

frida krifca be skenari i qeverisë spak

Lini një Përgjigje