SPAK arrestoi Alqi Bllakon dhe i konfiskoi disa pasuri, mbasi akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe përfitim pagash në emër të babait, nga landfilli i Klodian Zotos, ndërsa prokurorja Mariola Mërtiri nuk u prek, megjithëse të dy kanë kryer të njëjtën vepër penale e në të njëjtën kompani mafioze...
Rasti që po bëjmë publik, tregon se drejtësia e re që ne e njohim me logot SPAK, GJKKO, ILD, KLP e KLGJ, po vepron me dy standarde dhe mbron zyrtarët e saj duke mos i hetuar as administrativisht, madje kanë sulmuar me kërcënime zyrtare publike “Pamfleti”-n që i denoncon.
Bëhet fjalë për prokuroren e Tiranës, Mariola Mërtiri, vërtetuar me dokumente, se ka lidhje familjare me eksponentë të bandave të trafikut ndërkombëtar dhe ka përfituar miliona e pasuri prej tyre.
Provat për lidhjet e zeza dhe përfitimet e saj financiare, i paraqiti vëzhguesi Willem Brower i ONM në seancën e vetting më 21 dhjetor 2022, por shefja Pamela Balluku i shpërfilli, duke e lënë në detyrë prokuroren Mariola Mërtiri, ndërsa OMN e ka çuar në apelin e KPA.
Dosja në apelin e vettingut, do gjykohet nga trupa me kryetare Ina Ramën, relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Sokol Çomo, Albana Shtylla e Mimoza Tasi, të cilët do vendosin nëse duhet të qëndrojë apo jo në sistemin e drejtësisë kjo prokurore e lidhur me bandat.
Ndërsa standardi i dyfishtë, qëndron në faktin se KLP nuk e shkarkoi dhe nuk e çoi për hetim në ILD prokuroren, ndërsa ILD e SPAK nuk zbatuan ligjin për nisjen e hetimit kryesisht ndaj saj.
Ky hetim duhet të niste dhe duhet fillojë edhe tani, mbasi rasti i përfitimeve financiare të kësaj prokurore nga landfillet, është i njëjtë me veprën penale të Alqi Bllakos.
Alqi Ballko u arrestua, sepse gjatë hetimit për landfillet, SPAK zbuloi e vërtetoi me shkresa zyrtare tatimore, se babai i tij kishte marrë 150 milionë lekë si gjoja i punësuar në landfillin e Klodian Zotos, me të cilat bleu e kompletoi 1 apartament që SPAK ia konfiskoi.
Edhe prokurorja e Tiranës, Mariola Mërtiri, ka kryer të njëjtin krim “Shpërdorim detyre” dhe është në të njëjtat pozita penale si Alqi Bllako, mbasi edhe burri i saj Ervin Mërtiri, ka marrë 66 mijë Euro paga e shpërblime në vit si gjoja shef te landfilli i Klodian Zotos.
Me këto miliona, ajo ka blerë 1 apartament, të cilin SPAK nuk ia ka konfiskuar, megjithëse ka marrë miliona lekë dhe nga kunati i saj Mirel Mërtiri, i cili është nën hetim e në kërkim ndërkombëtar edhe për landfillet.
Pra, SPAK e arrestoi Alqi Bllakon dhe i konfiskoi apartamentin e disa pasuri, mbasi akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe përfitim pagash në emër të babait, nga lanadfilli i Klodian Zotos.
Ndërsa prokurorja Mariola Mërtiri, nuk po prangoset e nuk konfiskohet, megjithëse është vërtetuar, se burri i saj Ervin Mërtiri ka marrë 66 mijë Euro në vit paga e shpërblime mujore si gjoja drejtor te landfilli i Kodian Zotos, kur paralelisht ishte shef sektori në “Albpetol”./Pamfleti
Lini një Përgjigje