TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Dhjetor 2023, 09:56

Pse SPAK nuk e arreston Blendi Klosin që ka firmosur 15 dokumente zyrtare false dhe ka dalë në përgjime për landfillin e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Pse SPAK nuk e arreston Blendi Klosin që ka firmosur 15 dokumente zyrtare
Blendi Klosi dhe engjëlli i tij mbrojtës /

Në 1308 faqe dokumente shkresore, mesazhe telefonike dhe e-maile, ish-Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, del 27 herë si kontaktues konfidencial privat e zyrtar me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin dhe firmosës i 15 dokumenteve për landfillin e Tiranës...

Ndër qeveritarët e pa prekur për landfillin e Tiranës, përveç Ramës, Agaçit e Lali Erit, është dhe ish-Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, megjithëse i zhytur “kokë e këmbë” në këtë aferë.

Emri i tij, del si ministër bashkëpunëtor aktiv, në raportin lëndor që kanë dorëzuar hetuesit e BKH te ish-drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, i cili është prokuror i dosjes së landillit të Tiranës.

Në 1308 faqe dokumente shkresore, biseda e mesazhe telefonike, e-maile, ish-Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, del 27 herë si kontaktues konfidencial privat e zyrtar me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin dhe firmosës i 15 dokumenteve për landfillin e Tiranës.

Po kështu, emri i Blendi Klosit, përmendet 63 herë prej Zotos e Mërtirit, prej vartësve të tij dhe zyrtarëve të Ministrisë së Financave e të Bashkisë së Tiranës, që janë marrë me vazhdimin e procedurave të landfillit dhe çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Një nga favoret për Klodian Zoton, është Vendimi nr. 54, datë 27.11. 2018, i firmosur nga Blendi Klosi, për lejen mjedisore që i ka dhënë incineratorit të Tiranës me të dhëna false e mashtrime.

Pse SPAK nuk e arreston Blendi Klosin që ka firmosur 15 dokumente zyrtare

Këtë leje për landfillin, ish-ministri Blendi Klosi e deklaron sikur e ka dhënë për të herë të parë, kur faktikisht është dhënë më 17 gusht 2017 nga ish-ministri Lefter Koka, por nuk u zbatua nga Klodian Zoto, ngaqë kishte 6 kërkesa ligjore strikte me kosto afro 10 milionë Euro.

Ndërsa ministri Bledi Klosi, nuk i përfshiu këto kritere ligjore kryesore, në formularin dhe raportin e lejes mjedisore që i dha në datën 27 nëntor 2018, duke mashtruar sikur kompania e landfillit i kishte plotësuar të 17 kërkesat mjedisore, duke favorizuar Klodian Zoton.

Mashtrimi tjetër që ka bërë Blendi Klosi është ky: në materialin shoqërues të lejes mjedisore në nëntor 2018, ai deklaron sikur inceneratori i Tiranës është ndërtuar, testuar e është gati për djegie mbetjesh dhe prodhim energjie elektrike, kur akoma nuk ka nisur të ndërtohet.

Po kështu, ka mashtruar sikur specialistët e Ministrisë së Mjedisit, bashkë me ata të firmës “Integrated Energy BV SPV” të Klodian Zotos, gjoja kanë bërë konsultime mjedisore me banorët e zonës në Sharrë, Vaqar e Kombinat dhe sikur kanë marrë miratimin e tyre.

Pse SPAK nuk e arreston Blendi Klosin që ka firmosur 15 dokumente zyrtare

Falsifikim e krim tjetër i Blendi Klosit, në favor të Klodian Zotos e me pasoja kundër jetës së banorëve të zonës, është fakti se për inceneratorin e Tiranës, ka dhënë lejen e shfrytëzimit të ujit të Basenit Erzen dhe leje për depozitimin e hirit të mbetjeve në zonën e banuar, duke e deklaruar sikur inceneratori është 25 kilometër larg qendrës së banimit.

Pse SPAK, nuk merr nën hetim dhe nuk po prangos ish-ministrin Blendi Klosi, që ka firmosur 15 vendime e urdhra për landfillin e Tiranës dhe ka mashtruar në lidhje me inceneratorin e Tiranës?

Këtë mos veprim e di drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ndërsa ne, dimë faktin që pas dokumenteve false për inceneratorin e Tiranës, Blendi Klosi u bë me Vilë nr. 69 te kompleksi “Green Coast” në Palasë-Himarë, regjistruar në emrin e Dritan Shakohoxhës./Pamfleti

blendi klosi spak përgjime dokumente false landfilli i tiranës

Lini një Përgjigje