TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Mars 2023, 11:16

Qendra “Toptani” i bie me “top”: i zhvat shtetit 244 milionë lekë në vit vetëm nga 1 taksë; ja marifeti

Shkruar nga Pamfleti
Qendra “Toptani” i bie me “top”: i zhvat shtetit 244
Toptani Shopping Center

Krimi ekonomiko-financiar dhe “punë” për të cilat DEA po kërkon informacione nga qytetarët, po “gjëmojnë” 100 metër larg Ministrisë së Brendshme, brenda qendrës tregtare "Toptani Shopping Center"

Çdo 6 muaj, kryeministri Edi Rama betohet për gjoja luftë kundër korrupsionit e evazionit fiskal, por krimi financiar me objekt vjedhjen e shtetit, vepron i lirë brenda kullës “Toptani Shopping Center” në qendër të Tiranës.

Një denoncim i ardhur në “Pamfleti” dhe verikifimi që bëmë me burime brenda Ministrisë së Financa- Ekonomisë, zbulojnë batërdinë tatimore që bosi i kësaj qendre tregtare, një prej tyre vjedhja 244 milionë lekë në vit, vetëm nga mos pagimi i 1 takse të “vogël” në dukje...

Prej 6 vitesh, këtë vjedhje e realizon Bashkim Ulaj, me lejen e Bablokut, duke mos i paguar shtetit taksën e ndërtesës, detyrimi për të cilën është 20 milionë e 330 lekë në muaj dhe duhet paguar brenda  muajve mars- prill.

Sipas planimetrisë, regjistrit hipotekor dhe reklamës që bën “Toptani Center”, sipërfaqja e saj është 61 mijë m2, ndërsa nëntokë ka 4 kate parkim me 600 poste, që përdoren edhe për pisllëqe që i gjurmon DEA e Anti-kontrabanda, të cilat i ka zbuluar SHISH para 1 viti.

Sipas Ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, të ndryshuar me Ligjin nr. 181, datë 28.12.2013, kulla tregtare “Toptani Shopping Center” duhet të paguaj 4000 lekë të vjetra për çdo metër katror në vit, që sipas sipërfaqes 61 mijë m2 katrore që ka, vlera është 244 milionë lekë në vit.

Qendra “Toptani” i bie me “top”: i zhvat shtetit 244

Por shteti nuk merr asnjë qindarkë taksë ndërtese, nga kompania fantazmë e “lavatriçe”  miliardash me logon “A.B.A.U Sh.p.k” e oligarkut Bashkim Ulaj, që administron qendrën “Toptani”; e cila ka të regjistruar si punonjës, vetëm Ahmet e Astrit Ulaj, njeri president e tjetri ekonomist, me pagë mujore 50 mijë lekë secili dhe me 3 dosje penale, për pastrim parash dhe falsifikim aktesh noteriale, hipotekore e grabitje trojesh në Tiranë.

Nga muaji mars 2017 kur filloi aktivitetin e deri në muajin dhjetor 2018, kulla “Toptani Shopping Center” ka paguar taksë ndërtese 1000 lekë të vjetra në vit për m2, me vlerë totale 61 milionë lekë në vit, kur taksa sipas ligjit është 4000 lekë/m2 në vit, ose 244 milionë lekë.

Duke filluar nga janari 2019, kulla “Toptani Shopping Center” nuk paguan taksë ndërtese as në Bashkinë e Tiranës dhe as në tatimet rajonale, mbasi me urdhër të Bablokut, kjo qendër tregtare i është hequr Bashkisë së Tiranës nga lista e subjekteve të taksimit të ndërtesave.

Nuk dihet, nëse është përfshirë te lista e godinave shtetërore, spitaleve, shërbimeve sociale e humanitare që nuk paguajnë taksë ndërtese, por dihet fakti, se kulla “Toptani Shopping Center” nuk paguan as afro 30 milionë lekë në vit, për tabela, reklama si qendër tregtare e reklama të brendshme për 88 njësitë që ka dhënë më qira  e as taksë pastrimi.

Për këtë vjedhje, Ulajt e qeverisë e të qendrës “Toptani”, janë toleruar dhe nga Drejtori i Tatimeve, i cili përveçse i takson vetëm 2% të normës e fitimit që nxjerr nga dyqanet e dhëna me qira, në shkelje të ligjit, po e lejon të jap mjedise me qira pa paguar në parë taksën e ndërtesës.

Pra, krimi financiar e të tjerë, “gjëmojnë” 100 metër larg Ministrisë së Brendshme, brenda qendrës tregtare të oligarkut Bashkim Ulaj, ku siç thuhet edhe drejuesit e policisë dhe anti-krimit, marrin dhurata për vete e fëmijët dhe denden me dreka e darka qyl që u “zënë sytë” para krimit.

NË VIJIM/ Do publikojmë bëma financiare me evazionin e 88 njësive tregtare, dhe punë të pista për të cilat DEA Amerikane ka filluar të kërkojë informacione nga qytetarët./Pamfleti

taksa qira

Lini një Përgjigje