TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia30 Prill 2024, 15:42

Qeveria e Kosovës përplaset me Byronë e Sigurimeve, manovrat e dyshimta të guvernatorit Ismaiili dhe të Shefik Gerbovcit

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e Kosovës përplaset me Byronë e Sigurimeve, manovrat e

Injoranca e guvernatorit të BQK-së Ahmet Ismaiili shkon deri aty sa nuk merret as me padinë në vlerë 300 mijë euro që ia bënë Ministrisë së Financave Byroja Kosovare e Sigurimeve...

Në përpjekje për të fshehur krimin financiar dhe mashtrimin që i bëri qeverisë me polica false, Byroja Kosovare e Sigurimeve ka paditur Ministrinë e Financave.

Padia është bërë në Gjykatën Komerciale në Prishtinë me datë 05.07.2023 dhe  kërkohet dëmshpërblim në vlerën 292,916.00 Euro.

“Pamfleti” ka siguruar padinë përmes së cilës Byroja Kosovare e Sigurimeve(BKS) ngre pretendimin se i janë cenuar të drejtat elementare duke i shkaktuar dëme financiare të konsiderueshme financiare. Për këtë arsye kërkon nga gjykata që pas shqyrtimit të padisë dhe provave të bashkëngjitura të vendoset që palës paditëse, pra BKS-së, t’i kompensohet dëmi, si fitimi i humbur në vlerën 292,916.00 euro, me kamatë ligjore nga data 01.08.2020 (data e nënshkrimit të memorandumit).

Qeveria e Kosovës përplaset me Byronë e Sigurimeve, manovrat e

Marrëveshja mes qeverisë së Kosovës dhe BKS-së lironte emigrantët nga pagesa e policës kufitare, duke marr përsipër qeveria pagesën e saj.

Në vitin 2020 dhe 2021, polica merrej falas në kufi nga qytetarët, ndërsa në vitin 2022 ishte vendosur të bëhej me rimbursim.

Qeveria e Kosovës mori vendim që të mbulojë koston e policës kufitare për emigrantët, ndërsa aplikimi për rimbursim bëhej në mënyrë online.

Më mbledhjen e 26 janarit të vitit 2022, kabineti qeveritar mori vendim që Ministrisë së Financave t`i jepen 3 milionë euro për këtë çështje, teksa për vitin  2021, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 5 milionë euro për rimbursim.

Përmes një platforme online, emigrantët mund të pajiseshin me formularë ndonëse nuk ishin të informuar shumë në lidhje me formën e rimbursimit.

Pse Ministria e Financave nuk po paguan?

Burime të “Pamfletit” konfirmojnë se është formuar një komision nga Ministria e Financave dhe Policia kufitare që të verifikohen procesi i rimbursimit dhe është caktuar një shumë prej rreth 300 mijë eurove në emër të rimbursimit, por që as kjo nuk po i paguhet BKS-së nga Qeveria.

Injoranca e guvernatorit  të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Ahmet Ismaili  shkon deri aty sa nuk merret as me padinë që i bëhet Ministrisë së Financave nga BKS-ja.

Ndonëse BQK-së që është mbikëqyrëse ligjore e BKS-së, Ismailit nuk po i intereson fare se pse marrëveshja ndërmjet BKS-së dhe qeverisë nuk ka vazhduar.

Qeveria e Kosovës nuk ia ka paguar BKS-së kostot për rimbursim të policave të lëshuar për refugjatët me arsyetimin se janë falsifikuar nga BKS-ja.  

Qindra polica kufitare, pa nënshkrime të refugjatëve, por të nënshkruara nga një person, janë dërguar tashmë në qeveri apo potencialisht edhe janë kompensuar.

Lajmi madje ishte konfirmuar dhe nga ish drejtori për Polica Kufitare në Byronë Kosovare të Sigurimeve, i cili ka sjellë si dëshmi të këtyre keqpërdorimeve dhjetra polica.

“Policat janë keqpërdorur pasi nuk janë nënshkruar nga mërgimtarët për arsye të ndryshme. Nën presionin e një urdhri të dhënë gojarisht nga ana e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, zyrtarët e policave kufitare i kanë nënshkruar ato dhe i kanë proceduar tutje”, pat deklaruar për media, Faton Pacolli, ish drejtor për polica kufitare në BKS.

“Zyrtarët e policave kufitare i kanë nënshkruar ato edhe pse policat ishin të zbrazëta dhe mërgimtarët nuk kanë nënshkruar. I kam paralajmëruar për një veprim të tillë dhe për të gjitha këto kam korrespodencat që kam komunikuar me email”, ka thënë ish drejtori i cili si dëshmi ka sjellë policat me nënshkrime të falsifikuara.

Nga ana tjetër, zyrtarët e BKS në krye me drejtorin Shefik Gerbovci, nuk denjojnë të kthejnë asnjë përgjigje zyrtarisht në pyetjet që ka adresuar “Pamfleti”. Madje Gerbovci në kohën e keqpërdorimit të policave kur në krye të BKS-së ishte  drejtor Sami Mazreku, ky (Gerbovci) ishte udhëheqës për informim që rezulton se posedon gjithë të vërtetën e këtij rasti, por nuk vepron. Po ashtu dyshohet si i involvuar në rast.

Burime brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur për “Pamfletin” se janë intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal dhe kanë kërkuar që të ndalet pagesa, por si duket BKS-ja është udhëzuar që për t’i shpëtuar akuzës të ngrejë padi si një pretendim që eventualisht ta zvarris procesin penal. /Pamfleti

Lini një Përgjigje