
Përballë 4 veprave të rënda penale: Grup i strukturuar kriminal; krijim skeme piramidale; vjedhje 2.4 miliardë USD me mashtrim dhe krimit kibernetik ndërkombëtar, Amant Josifi do bëhet i penduar, për të shmangur dënimin me 40 vite burg që përcakton Kodi Penal i Spanjës...
Më 13 shkurt 2023, “Pamfleti” publikoi lajmin me burim nga Policia e Shtetit, se Amant Josifi ishte rrethuar nga policia spanjolle e Interpol Spanja, te një banesë në lagjen “Deira” të zonës Cerrek në Dubai, ku qëndronte i fshehur prej 24 nëntorit 2022 kur u arratis nga Shqipëria.
Policia shqiptare refuzoi kërkesën e policisë spanjolle, për të dërguar agjentët e “FAST-ALBANIA” sa për procedurë asistimi formal partneriteti, si dy shtete që e kishin në kërkim të përbashkët, meqë Amant Josifi është shtetas shqiptar.
Por pas arrestimit me 6 shtator 2023, u zbulua, se ngaqë Amant Josifi është ortak me Olsi Ramën në rrjetin mafioz “Call “Center”, dhe ish-këshilltar e mik i familjes së Olta Xhaçkës; SPAK, Policia e Interpol Tirana nuk e kishin shpallur në kërkim, duke mashtruar.
Pas 7 muaj mbikëqyrje izoluese pa arrest, dhe kryerje procedurash me drejtësinë në Dubai, policia spanjolle e “Interpol” arrestuan Amant Josifin, i cili sipas marrëveshjes po mbahet në policinë e Dubait, në pritje të ekstradimit pas kërkesës nga Gjykata La Seu de Urgell e Spanjës.
Ende nuk është shprehur Drejtësia e Dubait, por e vetmja rrugë ligjore për Amant Josifin, është ekstradimi e gjykimi në Spanjë dhe gjykimi nga EUROJUST, mbasi krimin e vjedhjes me “Call Center”, ai e ka kryer dhe ndaj shtetasve gjermanë, francezë, italianë, austriak, belgë, etj.
Tashmë që u prangos, Amant Josifi ka dy rrugë veprimi në raportin personal me drejtësinë: Të heshtë dhe të pranojë dënimin ekstrem nga Spanja e EUROJUST; ose të kërkojë statusin e të penduarit dhe të rrëfejë krejt skemën e krimit, ortakët realë, bashkëpunëtorët dhe mbrojtësit shtetëror të grupit e aktivitetit mafioz ndërkombëtar “Call Center” që kishte ngritur në Shqipëri.
Sepse sipas Kodit Penal të Spanjës, për 4 veprat e rënda penale: Grup i strukturuar kriminal; krijim skeme piramidale; vjedhje 2.4 miliardë USD me mashtrim dhe krimit kibernetik ndërkombëtar, Amant Josifi dënohet minimalisht 40 vite burg, pa llogaritur dënimin nga EUUROJUST për të njëjtat vepra penale.
Kjo rrethanë penale ku ndodhet Amant Josifi, ka tmerruar Edi e Olsi Ramën dhe Olta Xhaçkën, shefat real të grupit mafioz të biznesit “Call Center”, që mashtroi e vodhi afro 300 mijë shtetas të vendeve të BE, madje Olsi Rama është ortak me letra zyrtare me të.
Tmerri i tyre, ka shkak frikën se Amant Josifi, që përpara burgosjes së gjatë në Spanjë e Bruksel apo Gjermani,dhe pa të drejtë kërkesë për ulje dënimi, do bëhet i penduar për t’u dënuar 15-20 vite me të drejtë ulje vitesh burgu me amnisti e rrethana lehtësuese.
Shenjat janë, që Amant Josifi, për të ulur sa të mundet vitet burgosjes, të bëhet i penduar e të rrëfejë gjithçka, siç rrëfyen për të dhe Olsi Ramën, ortakët e tij Erindi Pysqyli e Berlando Saraçaj, të arrestuar në nëntor 2022 në Tiranë e ekstraduar në Spanjë, me operacionin “Stuhia Call-Center” të Policisë Spanjolle, EUROJUST, EUROPOL e SPAK.
Prandaj, pendimi e rrëfimi i pritshëm i Amant Josifit, dhe nxjerrja e emrave të Edi e Olsi Ramës dhe Olta Xhaçkës, do jetë shkatërrim total politik, penal personal e pasuror për ta, ndërkohë që Xhaçka e ka marrë mandatën me dosjen e pronave të ushtrisë, ndërsa Babloku është në skedën e zezë të SHBA për skandalin “McGonigal”.
Saktësojmë, që Amant Josifi u arratis nga Shqipëria në Dubai më 24 nëntor 2022, i lejuar nga Policia e Shtetit të Shqipërisë, dy ditë pasi Drejtësia e Spanjës dhe EUROJUST dërguan urdhër-arrestin për të./Pamfleti