TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Shtator 2023, 16:52

Aferat në Albpetrol/ Drejtuesit shpërblenin veten me benzinë, bonuse e dieta, si u vodhën miliona euro me naftën bruto

Shkruar nga Pamfleti
Aferat në Albpetrol/ Drejtuesit shpërblenin veten me benzinë,
Batërdia e Albpetrol

Nga nafta bruto, te dietat, pagat dhe shpërblimet, te tenderët dhe mbushja e makinave me benzinë e gaz, ja si vidhet në Albpetrol...

Albpetrol duket se është kthyer në një çerdhe ku vetëm vidhet dhe abuzohet. “Pamfleti” ka denoncuar me dhjetra herë se si vidhet me tenderët, ndërsa një gjë e tillë është konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

KLSH i drejtuar nga Arben Shehu ka kryer një auditim në këtë shoqëri dhe ka gjetur pafund abuzime dhe shkelje. Batërdia më e madhe është bërë me naftën bruto, ku duket se janë futur në xhep miliona euro. Sipas KLSH-së, u konstatua se kompania publike ka shitur në ankande produktin naftë jashtë standardit teknologjik. Në këtë mënyrë, është ulur çmimi i naftës së shitur dhe rrjedhimisht, edhe fitimi real i shoqërisë publike.

Audituesit shtetërorë kanë përllogaritur se, vetëm për shkak të kësaj situate, kompanisë Albpetrol i mungojnë rreth 5.8 milionë dollarë të ardhura.

Depozitat e naftës, pajisjet matëse nuk janë certifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, laboratorët që kryejnë analizat e monstrave nuk janë të akredituar nga institucionet përkatëse. Nga kontrollet periodike të ushtruara nga Dega e Doganës Fier kanë rezultuar diferenca materiale të produktit naftë bruto të rezultuar nga matjet faktike me atë kontabël të mbajtur nga Albpetrol sh.a Patos”, thuhet në raport.

Më tej deklarohet se në auditimin e lëvizjeve të produktit natë bruto u konstatuan parregullsi mes gjendjes fizike dhe kontabël.

"Më datë 05.01.2022, Dega e Doganës Fier me shkresën nr. 5087/3, i ka dërguar Albpetrol njoftimin e procesverbalit për verifikimin e kundërvajtjes administrative. Si rezultat i verifikimit në vend të magazinave fiskale u konstatuan mangësi të pajustifikuara mes gjendjes fizike dhe gjendjes kontabël në sistem. Referuar nenit 90 dhe 90/12 të Ligjit nr. 61/2012, “Për Akcizat në RSH”, i ndryshuar, për mangësitë e konstatuara, e cila tejkalon 2% firot e krahasuar me regjistrat kontabël, përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me trefishin e detyrimeve të akcizës së munguar. Sasia e gjetur në mungesë është 1,486,742 kg. Detyrimi i papaguar është në vlerën 37,168,557 lekë plus penalitetet në vlerën 111,505,672 lekë, në total 148,674,230 lekë”, thuhet në raport.

Në auditim janë gjetur dhe shumë abuzime të tjera. Sipas KLSH, rezulton se Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar shpërblim për anëtarët e vetë, në kushtet e konfliktit të mundshëm të interesit.

Punonjësit, të cilët kanë përfituar nga 1 pagë mujore të njëvleftshme me pagën e Administratorit të Albpetrol sh.a shpërblim janë: Zj. E.B për vlerën 226,100 lekë; Zj. E.M për vlerën 226,100 lekë; Z. I. G për vlerën 226,100 lekë; Zj. L.O për vlerën 226,100 lekë; Zj. R.B për vlerën 226,100 lekë; Sipas KLSH, vlera prej 1,130,500 lekë do të konsiderohet si dëm ekonomik për buxhetin e shoqërisë.

Aferat në Albpetrol/ Drejtuesit shpërblenin veten me benzinë,
Raporti i KLSH

Grupi i auditimit konstatoi po ashtu se bazuar në listë pagesat e periudhës 01.01.2021 – 31.12.2022 janë paguar dieta për trajtim ushqimor në masën 500 lekë ndërkohë që me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 68, datë 7.2.2018 “Për kufijtë dhe kriteret e përcaktimit të shpërblimit që i përgjigjet pagës së përfituar në natyrë dhe që i shtohet pagës për pushimet vjetore”, pika 2, germa a), kjo dietë është caktuar në masën 300 lekë. Dëmi ekonomik i shkarkuar është 170,092,696 lekë.

Po ashtu anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës kanë marrë naftë dhe gaz për vete. Janë disa vendime të dala nga administratori i shoqërisë, i cili autorizon të jepen 500 litra/gazoil/benzinë, ku tërheqja e kësaj sasie do të behej me tollona pranë magazinës së Albpetrol më pas kjo shifër ka shkuar 1000 litra/gazoil/benzinë.

Po ashtu ka pasur abuzime me energjinë elektrike. Pasi kompanitë e nënkontraktuara nuk e kanë paguar dhe detyrimet i kanë kaluar Albpetrol. Ka pasur pafund abuzime me tenderët, ndërkohë që shumë punonjës kanë bërë udhëtime të pajustifikuara duke marrë dieta. Pas gjithë këtyre konstatimeve, KLSH ka kërkuar shkarkimin e kreut të Albpetrol, Eltar Deda/Pamfleti

albpetrol abuzime

Lini një Përgjigje