TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Dhjetor 2025, 17:55

Sali Berisha, një e vërtetë, një shpifje dhe ca kulla

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha, një e vërtetë, një shpifje dhe ca kulla
Sali Berisha dhe Besnik Bami /

Nga përgjimet e SPAK te disinformimi publik: kush është Besnik Bami dhe pse u tentua të zëvendësohej me Ben Blushin...

Sali Berisha dhe qarqet e tij politike e mediatike kanë nisur të shërbejnë si shërbëtorë të vegjël të biznesmenëve që e financojnë ose bëjnë para me të dhe familjen e tij. Një nga këta biznesmenë është Besnik Bami, një personazh me hije të shumta, që ka marrë lejen e ndërtimit të kullës “Barcelona Tower” në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Përmendja e tij në përgjimet e rrjedhura nga mediat pranë Berishës, prej dosjes së SPAK-ut nga celulari i drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, duket se ka sjellë probleme në enturazhin berishjan, dhe doktori plak ka nisur të vendosë arna.

Siç di ai, duke mbyllur një të vërtetë me një të pavërtetë të madhe, ai thotë se “BB”, i përmendur si kontakt i Karlo Bolinos, është Ben Blushi. Por në realitet bëhet fjalë për Besnik Bamin, dhe kjo kuptohet qartë edhe nga tabulatet e shpërndara nga mediat pranë Berishës.

Kompania e tij, “Bami Holding” (ish “Bami”), është një nga kontraktorët më përfitues të punëve publike të akorduara nga qeveria. Nga rrugë, te ujësjellësit dhe ndërtesat publike, e deri një vit më parë, kur mori lejen për ndërtimin e kullës “Barcelona Tower” në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Me fjalë të tjera, ai është një nga partnerët më të afërt të Bablokut për të kryer punë publike me paratë e buxhetit të shtetit.

Por, si shumica e oligarkëve shqiptarë, edhe Besnik Bami nuk i ndahet idesë fikse se për të pasur sukses në biznes duhet t’i ketë duart e zëna: njërën dorë në bakllava dhe tjetrën në revani.

Dalja e tij në tabulatet e nxjerra nga mediat pranë Berishës ka shumë gjasa të jetë pritur keq nga protagonisti, i cili ka parë një komplot dhe duket se ka kërcënuar njerëzit që e kanë lidhur me Berishën dhe me kontaktet ku mban marrëdhënie.

Të alarmuar për këtë “gafë” që kanë nxjerrë, ata e ngarkuan plakun e gjorë që ta lajë gabimin, duke hapur një disinformim të ri me një shpifje të re, për të cilat ai është mjeshtër.

Por këtë herë e ka prishur edhe më shumë, pasi në këtë rast Ben Blushi nuk ka asnjë lidhje, ndërsa është e qartë se bëhet fjalë për mikun e Sali Berishës, i cili ka dalë edhe në foto me të gjatë Foltores së vitit 2021, ku ka qenë një nga financuesit e mëdhenj të tij.

Dhe ky nuk është i vetmi, pasi lista është shumë e gjatë: që nga oligarkët më të mëdhenj që marrin pjesën e luanit të tenderëve milionësh nga Edi Rama, e deri te lejet e ndërtimit të kullave mbi 11 kate, të cilat ideohen dhe firmosen nga vetë kryeministri./Pamfleti

sali berisha besnik bami

4 Komente

  1. A
    A. B.

    Shumë i pashije ky shkrim.. BB si Brizhit Bardo i shkon shumë mirë për shtat si Belinda Ballukut ashtu dhe Bèn Blushit. Ndërkohë gjuha e Pamfletit ndryshon tepër nga gjuha e këtij shkrimi.

    1. R
      Roku

      Bami eshte nje nga tenderuesit kryesore te Rames..dhe sikurse Berisha, eshte opozitori "fals" i tij

    2. F
      Feti Dema

      " Parija Politike e Tiranës"apo "Kasta Politike 34 vjeçare e Tiranës"siç e thërrasin të tjerë, kanë funksionuar dhe funksionojnë si organizatë e strukturuar kriminale. E kanë shtrirë 'Shtetin Shqiptar'nën këmbët e tyre me goditje në çdo raund, derisa e hodhën nokaut. Kanë rënë moralisht.Kanë vdekur politikisht. Sistemi i Drejtësisë po shkruan funeralin për ta. Doktori(SPAK-GJKKO) ju ka lëshuar Aktin e Vdekjes.

      Lini një Përgjigje