TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Janar 2025, 10:44

Si i doli huq Edi Ramës, “lëpirja strategjike” me Sazanin

Shkruar nga Pamfleti

Me këtë shpërfillje, Babloku duhet të kujtojë çfarë ka thënë kundër Trump-it në fushatën e vitit 2017 dhe deklaratën e tij, se do merret seriozisht me atë bir k**e që korruptoi shefin e FBI, Charles Mcgonigal...

Si i doli huq Edi Ramës, “lëpirja strategjike” me Sazanin

Në muajin  mars 2024, “New York Times” publikoi pazarin e fshehtë, që kryeministri Edi Rama kishte bërë me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, për t’i dhënë 45 hektarë falas në ishullin e Sazanit, për ndërtimin e resortit me vlerë 1.4 miliardë dollarë, nëpërmjet kompanisë “Atlantic Incubation Partners LLC”.

Në muajin korrik 2024, pas deklaratës së Ivanka Trump, qeveria shqiptare dhe mediat e saj, pranuan që ishte bërë pazari për resortin në ishullin e Sazanit, duke e servirur si investim strategjik që sjell përfitime të mëdha për ekonominë e Shqipërisë, por faktet tregojnë se përfitimet janë vetëm për kompaninë e familjes Trump.

Pas pazarit të bërë, Edi Rama, urdhëroi ndryshimin me urgjencë të ligjit për zonat e mbrojtura, duke e servirur si hapësirë për investimet strategjike, por e bëri që të mos kishte asnjë pengesë për lejimin e resortit në Sazan, sepse vetëm për këtë qëllim e ndryshoi ligjin.

Deri në datën 6 nëntor 2024 pa u bërë zgjedhjet në SHBA, Babloku nuk ia miratoi lejen “Investitor Strategjik” Jared Kushnerit, sepse po luante me dy porta, duke pritur nëse do të fitonte Kamala Harris apo Donald Trump.

Dy javë pas certifikimit të fitores së Trump, kryeministri Edi Rama filloi përsëri fsheshurazi, procedurat e përshpejtuara me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit e Këshillin Kombëtar të Territorit, për t’i dhënë  lejen dhe titullin “Investitor Strategjik” dhëndrit të Trump.

Në datën 30 dhjetor 2024, me Vendim Nr. 23 të Komitetit të Investimeve Strategjike, të firmosur nga Edi Rama si kryetar, iu dha titulli Investitor Strategjik kompanisë “Atlantic Incubation Partners LLC” të Jared Kushner, për investimin "Resorti Turistik-Ishulli i Sazanit”.

Edhe në këtë vendim, Babloku, ka bërë dy mashtrime zyrtare, sikur ky investim, gjoja u miratua me propozim të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe në zbatim të VKM Nr. 785, datë 7 tetor 2020 me objekt: “Miratimin e Memorandumit të Bashkëpunimit Ekonomik për projektet dhe blerjet në Shqipëri, ndërmjet Shqipërisë e SHBA”.

Kur faktikisht, Jared Kushner nuk i ka blerë 45 ha tokë në ishullin e Sazanit, por i janë dhuruar nga qeveria; pazarin e ka bërë privatisht Edi Rama, pa e ditur qeveria e parlamenti, ndërsa shefja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit e firmosi kur ia çoi Babloku.

Nëse postin presidencal të SHBA, do ta kishte fituar Kamala Harris, Babloku do t’ia kishte dredhur dhëndrit të Trump, por pas fitores së tij, kryeministri akrobat, ia dha me shpejtësi lejen e resortit në Sazan, për të garantuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si presedent i SHBA dhe për të qenë i preferuar i tij.

Por Bablokut i doli huq, “lëpirja strategjike” me lejen e resortit në Sazan, sepse Trump nuk e ftoi as në ceremoninë e marrjes së detyrës, duke i lënë të kuptojë se nuk është i pëlqyer prej tij.

Madje me këtë shpërfillje, Babloku duhet të kujtojë çfarë ka thënë kundër Trump-it në fushatën e vitit 2017 dhe deklaratën e Trump, se “do merret seriozisht me atë “bir k**e që korruptoi shefin e FBI, Charles Mcgonigal.

Pas dështimit të lëpirjes me resortin e Sazanit, Babloku duhet të sajojë skenar të tjerë për t’u pranuar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë, por siç duket, është e pamundur dhe nuk do ketë mundësi e kohë, të pranohet prej tij edhe sikur t’i ulet në gjunjë./Pamfleti

edi tama lëpirja strategjike sazani

Lini një Përgjigje