TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Janar 2025, 16:38

Skandali/ Rexhë Byberi përdor buxhetin e ri për të larë borxhet, deklaron shpenzime më shumë se fondet në dispozicion

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ Rexhë Byberi përdor buxhetin e ri për të larë
Votimi i buxhetit

Bashkia e Tropojës zero investime të reja, buxheti shkon për borxhet e vjetra...

Nuk ka fund babëzia e Rezhë Byberit të Tropojës.

Në datë 24.12.2024, Këshilli Bashkiak Tropojë miratoi buxhetin e viti 2025.  Por ky buxhet i miratuar është në shkelje ligjore.

Së pari sepse vlera e fondeve në dispozicion është më e vogël se ç’është planifikuar për shpenzim.

Së dyti, buxheti është firmosur nga kryetari në arrest shtëpie dhe nuk ka pasur një vendim gjykate që e lejon rikthimin në zyrë.

Skandali/ Rexhë Byberi përdor buxhetin e ri për të larë

Totali i fondeve në dispozicion për Bashkinë Tropojë është 526,933,000 leke nga të cilat :

Janë planifikuar për tu shpenzuar: 57,450,638 lekë për shpenzime operative;  84,000,000 lekë investime (te cilat janë detyrime nga kontratat e viteve më përpara); 389,404,838 lekë paga për punonjësit. Totali i këtyre zërave shkon  530,855,476 lekë.

Pra bashkia ka ne dispozicion në total fonde 526,933,000 lekë, por planifikon të shpenzoje 530,855,476 lekë. Ku do t’i gjejë Rexhë Byberi 3,922,476 lekë. Këtë matematikë mund ta bëjë vetëm një kryetar i Byberi, që ndodhet nën arrest dhe del dhe firmos.

Detajet

Siç shikohet nga shpërndarja e fondeve, 74 % e fondeve në dispozicion shkon për pagat e 381 punonjësve për vitin 2025, në një Bashki si Tropoja, ndër më të varfrat në Shqipëri. Asnjë fond nuk shkon për investimet, sepse investimet e parashikuara në 2025 nuk janë gjë tjetër veçse kontrata të lidhura në vite më perpara pa pasur fonde, kjo sipas tabelës së paraqitur nga vetë Bashkia. Këto kontrata janë lidhur që nga viti 2021 e në vazhdim dhe siç edhe vetë e përshkruan Bashkia edhe në dy vite të tjera nuk do investoje asnjë lekë nga fondet e veta në dispozicion sepse do shlyejë këto detyrime.

Skandali/ Rexhë Byberi përdor buxhetin e ri për të larë

Rasti më abuziv është kontrata për: Rikonstruksion i" 5 (pesë)Segmenteve Rrugore fshati Gri, Bujan, Cerrnice, Tropoje(2)"  me vlerë kontrate 408,506,281 lidhur më datë 18.12.2020.  Për këtë procedurë ishte shprehur edhe KLSH në raportin nr.518/10 prot datë 17.11.2023 faqe 180 e tij shprehet se: “Në këto kushte që është kryer investimi dhe nuk është hedhur shtresa e asfaltit, shtresa e binderit dhe vijëzimet mbi të, janë të destinuara të shkatërrohen me kalimin e kohës nëse nuk merren masa për hedhjen e asfaltit mbi binder. Binderi dhe vijëzimet mbi binder, mund të dëmtohen në të ardhmen pasi për hedhjen e asfaltit nevojitet një frezim i binderit në rastin më të mirë ose shtresë e re binderi në rastin më të keq. Si rezultat, vlera e investuar prej 129,181,200 lekë”.

Pra investimi i bere prej 4 milion euro është i destinuar të dalë jashtë përdorimit sepse nuk është plotësuar me shtresat e asfaltit. /Pamfleti

Skandali/ Rexhë Byberi përdor buxhetin e ri për të larë



 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje