TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Qershor 2025, 10:04

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, krye-menaxheri i lloto-ve Lendi Palaj i përfshirë në sherrin e dhunshëm; policia fsheh ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e konfliktit të dhunshëm mbrëmjen e djeshme ka qenë kryemenaxheri i llotove “333”, Lendi Palaj. Burime policore konfirmojnë praninë e tij në vendngjarje, ku janë qëlluar plumba në ajër dhe janë sekuestruar dy gëzhoja. Si zakonisht, asnjë masë nuk është marrë.

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, krye-menaxheri i

Mbrëmjen e djeshme, në zonën e Ali Demit, pranë një lokali dhe fare pranë rrugës kryesore, ndodhi një përplasje fizike e ndjekur nga të shtëna me armë. Ngjarja u raportua nga disa portale si një sherr mes të rinjve, pa dhënë emra dhe pa thelluar arsyet e konfliktit.

Sipas burimeve të Pamfletit nga Policia e Tiranës, pas kësaj përplasjeje qëndron shtetasi Lendi Palaj, një emër i përmendur më herët si drejtues i rrjetit të basteve informale “333” dhe “CR7”. Në kulmin e përplasjes, miku dhe krahu i tij i armatosur, Xhoi Çupi, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të një automjeti tip Audi me targa britanike.

Janë sekuestruar dy gëzhoja pistolete, ndërsa policia ka marrë në pyetje disa persona, por nuk ka ende një reagim publik apo masë ndalimi për protagonistët. Ngjarja po kualifikohet “në heshtje” si incident i zakonshëm.

Xhoi Çupi, i cili njihet në terren si personi që Palaj përdor për mbrojtje dhe për mbledhje borxhesh bixhozi, është i njëjti që u përmend në plagosjen me armë në zonën e Shkozës në gusht 2023, ku mbeti i plagosur një i ri pas një përplasjeje për motive ende të paqarta.

Nuk është hera e parë që emri i Lendi Palajt del në konflikte të tilla. Në një tjetër episod, të ndodhur po në zonën e Ali Demit, përballë zyrave të PSD-së, ndodhi një tjetër përplasje fizike që përfshinte emra të njohur në terren, por që u mbyll me “paqësim” institucional.

Këto episode nuk janë më “sherre mes të rinjve”. Janë përplasje të organizuara, që zhvillohen në zona të populluara, me armë zjarri, ku palët vijnë me makina luksoze, me eskortë dhe me njerëz të armatosur në dispozicion.

Dhe për çfarë ndodhin këto?

Për borxhe bastesh? Për pazare të prishura? Apo për kontroll territori mes rrjeteve të paligjshme që operojnë në heshtje?

Askush s’pyet, askush s’ndërhyn. Por faktet janë aty: këta njerëz kanë krijuar rrjete dhune, ndikimi dhe mbrojtjeje, që përfshijnë edhe efektivë të Gardës së Republikës në funksione informale eskortash dhe sigurie personale për personazhe si Palaj. 

lendi palaj sherri ali demi

Lini një Përgjigje