Babloku i ka varur në qafë Andi Xhaçkës, “mëlçitë” e doganave dhe informacionet sekrete të anti- trafikut e anti- kontrabandës ...
Që këllqet e ish-ministres Olta Xhaçka, vazhdojnë të jenë të forta e të ngrohta në prehrin e Bablokut, këtë e tregojnë këto 4 fakte:
1. Prej një viti, maxhoranca, nuk po lejon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t’i hequr mandatin Olta Xhaçkës, lidhur me lejen e pasurinë që ka marrë si Investitore Strategjike.
2. Policia dhe Bashkia e Himarës, nuk po bllokojnë punimet e resortit të saj në Dhërmi, megjithëse SPAK ia ka sekuestruar e i kanë vënë shiritin: “Objekt krimi, ndalohen punimet”.
3. SPAK nuk po kërkon arrestimin e Olta Xhaçkës, për aferën koncesionare të grabitjes së Bazës Ushtarake Detare te Porti i Limionit Sarandë, bërë me “lavatriçen” Artan Dulaku.
4. SPAK nuk po i kërkon leje parlamentit, për marrjen të pandehur të Olta Xhaçkës, si pjesë e grupit kriminal Call-Center, me këshilltarin e saj Amant Josifi e ish-bashkëjetuesin Olsi Rama.
Por fuqinë e saj në qeveri, e tregon edhe një qokë tjetër, që Olta Xhaçkës i është bërë para 4 ditësh me urdhër të Bablokut, duke i dhënë vëllait të saj Andi Xhaçka, një detyrë në sektorin që ka në dorë kontrollin e trafiqeve e kontrabandës.
Në mënyrë krejt të heshtur e të fshehtë, Andi Xhaçka është emëruar Koordinator mes Ministrisë Anti-Korrupsion, Drejtorisë së Doganave e Agjencive Doganore Private, që veprojnë në Shqipëri, për import-eksportet e mallrave nga individët dhe bizneset.
Sipas informacionit, me këtë detyrë shtetërore, përveç monitorimit të veprimtarisë së agjencive doganore private e raporteve reciproke informuese me Drejtorinë e doganave, me degët e doganave në qarqe e ato kufitare dhe me Ministrinë Anti-Korrupsion; Andi Xhaçka, do ketë akses të plotë në informacionet e doganave, anti-kontrabandës, policisë, kufirit e anti-trafikut.
Që do të thotë, se vëllait të Olta Xhaçkës dhe djalit të Natasha Xhaçkës, noteres aktuale dhe ish-gjyqtares trafikante fëmijësh; Babloku i ka varur në qafë, “mëlçitë” e doganave dhe informacionet sekrete të anti-trafikut e anti-kontrabandës, jo si detyrë për të raportuar krimet te organet e drejtësisë, por si sektor ku krimi paguan miliona për të vepruar pa pengesë.

Saktësojmë, se qysh prej muajit nëntor 2020, Andi Xhaçka ka hapur si biznes 100% në pronësi të tij, agjencinë doganore private “Elite Brokers 2020 Sh.p.k”, me të cilën vazhdon zhvat bizneset, duke i detyruar të kryejnë veprimet importe- eksporte te agjencia e tij.
Ndërsa tani, ka në dorë kontrollin e gjithë agjencive doganore private; me të cilat, Andi Xhaçka do di të veprojë, edhe me ndihmën e Oltës, Olsit e kunatit të radhës, Artan Gaçi./Pamfleti
Lini një Përgjigje