TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2026, 13:47

Po rregullonte dritat në banesën e vjehrrit, humb jetën 45-vjeçari në Mirditë 

Shkruar nga Pamfleti
Po rregullonte dritat në banesën e vjehrrit, humb jetën
Foto Ilustrim

Një tragjedi ka ndodhur këtë të hënë në Mirditë, ku një 45-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike, teksa po përpiqej të riparonte një defekt në rrjetin elektrik.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Perlat i Epërm. Sipas të dhënave paraprake, 45-vjeçari kishte shkuar në banesën e familjarëve të bashkëshortes dhe dyshohet se u ngjit në një shtyllë elektrike pranë shtëpisë së vjehrrit për të rregulluar furnizimin me energji.

Gjatë ndërhyrjes, ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën në vend.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik. 

humb jeten 45 vjecari ne mirdite

Lini një Përgjigje