TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia10 Qershor 2023, 11:13

Zgjohu, Duman! Balluku i dha Pëllumb Salillarit tender me 740 milionë lekë më tepër se oferta më e ulët

Shkruar nga Pamfleti
Zgjohu, Duman! Balluku i dha Pëllumb Salillarit tender me 740 milionë
Belinda Balluku dhe Pëllumb Salillari

Përveç kësaj vjedhjeje të sajuar 10 ditë pas zgjedhjeve lokale, skandali thellohet më tej, kur mëson se ky tender me vlerë totale 1 miliardë e 980 milionë lekë, oligarkut Pëllumb Salillari i është dhënë për të evituar erozionin nga lumenjtë përgjatë rrugës Milot- Morinë, kur vetë Salillari ua ka shkatërruar shtretërit duke nxjerrë zhavorr, gurë e rërë...

Ka kaluar në heshtje të plotë, super-vjedhja nëpërmjet një tenderi dhënë oligarkut Pëllumb Salillari para 15 ditësh, nga Drejtori i Rrugëve, Evis Berberi, për të garantuar mbrojtjen e rrugës Milot-Morinë në pjesët ku lumenjtë shkaktojnë erozion të tokës.

Nuk do shumë mendje, të kuptohet që këto miliarda lekë, Pëllumb Salillarit i janë dhënë me urdhër të Edi Ramës, si rimbursim për financimin e fushatës dhe blerjen e votave në 5 bashkitë e Qarkut-Berat, ndërsa Belinda Balluku dhe drejtori i Rrugëve, Evis Berberi kanë zbatuar urdhrin.

Por shefi i SPAK, Altin Dumani dhe “trimat” e tij, nuk zgjohen kur “gjëmojnë” vjedhjet e Pëllumb Salillarit, megjithëse e kanë subjekt me 3 kallëzime: për shkatërrimin e kanionit Sinec në Lumas; ndërtim pallatesh pa leje në Tiranë e për krim zgjedhor në Kuçovë më 14 maj.

Dumani i SPAK, duhet të zgjohet edhe për këtë tender, sepse është dhënë me 3 shkelje të tjera të rënda:

1. Sipas informacionit nga Ministria e Financave, detyrimin për mbrojtjen nga erozionet lumore deri 3 metër pranë anës së traseve të rrugëve e ka vetëm Ministria e Bujqësisë, por me urdhër të Bablokut, drejtorisë së Rrugëve i kaluan 2 miliardë lekë shtesë, për të sajuar tenderin e Salillarit.

2. Është tmerr edhe ta mendosh, o Duman i SPAK, por po të vëmë në dijeni, se ky tender i është dhënë firmës “Salillari”, me vlerë 740 milionë lekë me tepër se oferta më e ulët.

Po e faktojmë: nga 9 kompani pjesëmarrëse në tender, 5 kompani ofruan oferta nga 10%-40% më të ulëta se Salillari, dhe ja konkretisht:

Zgjohu, Duman! Balluku i dha Pëllumb Salillarit tender me 740 milionë

Firma “Salillari” u shpall fituese me ofertën 1 miliardë e 980 milionë lekë me TVSH, ndërsa grupi i firmave “DESARET” ofroi 1 miliardë e 190 milionë lekë me TVSH, por u skualifikua megjithëse plotësonte të gjithë kriteret.  

Pra, oligarkut  Pëllumb Salillari, ministresha Balluku e Visi i rrugëve, ia dhanë tenderin me ofertë 740 milionë lekë me tepër, paçka se oferta më të ulëta, nga 85 milionë lekë deri në 560 milionë lekë më pak se Salillari, paraqitën edhe 4 firma të tjera.

Përveç kësaj vjedhjeje të sajuar 10 ditë pas zgjedhjeve lokale, skandali thellohet më tej, kur mëson se ky tender, oligarkut Pëllumb Salillari i është dhënë për të evituar erozionin nga lumenjtë përgjatë rrugës Milot-Morinë, kur vetë Salillari i ka shkatërruar shtretërit e lumenjve duke nxjerrë zhavorr, gurë e rërë pa leje.

Pra, në vend që Salillari të arrestohet e gjobitet, dorovitet nga qeveria me afro 2 miliardë lekë.

A do merret SPAK me këtë biznesmen mashtrues e sharlatan, të zhytur në korrupsion, grabitje trojesh, ndërtime pa leje, krim financiar e krime zgjedhor, i kapur me zë e figurë duke blerë vota në Kuçovë e Urën Vajgurore më 14 maj?/Pamfleti

dumani balluku pëllumb salillari tender me vlerë më të lartë

Lini një Përgjigje