Anti-Mafia 8 Qershor 2023, 08:20

Policia pranon lidhjet me krimin: Në vitet 2020-2022 janë proceduar 1307 efektivë (20% e strukturës)

Shkruar nga Pamfleti

Policia pranon lidhjet me krimin: Në vitet 2020-2022 janë proceduar

Por ka shumë efektivë të tjerë që denoncohen e kapen në flagrancë, por nuk procedohen nga drejtuesit e lartë për lidhje me trafikantë, korrupsion e dekonspirim aksionesh, por rikthehen përsëri mafia politike

Disa herë, “Pamfleti” ka publikuar të dhëna nga raportet vjetore të EUROPOL, ku thuhet se 80% e drejtuesve të lartë të policisë në qendër, qarqe e rrethe që kanë 20-25 vite në drejtim, janë denoncuar e konstatuar me prova, për përfshirje, kontakte e favorizime aktivitetesh kriminale.

Edhe DASH, KE e FBI, referuar këtyre të dhënave e raporteve që kanë vetë, në mars 2023 i dhanë ultimatum kryeministrit Edi Rama, ministrit Bledar Çuçi e drejtorit Muhamet Rrumbullaku, të fillonin urgjent Vetting-un në polici, duke nisur nga 300 drejtuesit e lartë.

Implikimi i policisë në veprimtari e grupe kriminale, është mohuar përherë nga pushteti, madje janë sulmuar e kërcënuar me gjyqe mediat denoncuese, por më 2 qershor 2023, Drejtoria e Policisë së Shtetit e pranoi vetë që policia është e inkriminuar.

Në njoftimin për arrestimin e inspektorit të rendit, Shkëlzen Gjonaj në Shkodër, policia bëri të ditur, se gjatë vitit 2022, janë pezulluar, përjashtuar e prangosur në detyrë 357 raste nga të cilët 168 me masë shtrënguese arrest në burg e arrest shtëpie.

Vetëm gjatë 5 muajve të vitit 2023, nga vetë policia, prokuroritë e rretheve dhe SPAK, janë përjashtuar, pezulluar e proceduar penalisht 119 efektivë policie, 34 nga të cilët të prangosur. Ndërsa në total, gjatë viteve 2020-2023 janë proceduar 1307 efektivë policie të çdo grade e funksioni, mbasi janë kapur duke bërë krime personalisht, kanë fshehur, toleruar e ndihmuar veprimtari kriminale, kanë marrë ryshfete dhe kanë dekonspiruar aksione të policisë.

Referuar numrit 1307 efektivë të kapur në krime, kjo është shifër alarmante, që tregon se policia, e cila ka detyrë sigurinë dhe luftën kundër krimit, është vetë e përfshirë në masë të madhe. E themi këtë, mbasi referuar numrit të strukturës policore, rezulton se 1307 efektivë të proceduar, pezulluar, përjashtuar e arrestuar, janë afro 20% krejt punonjësve me uniformë.

Por ka shumë efektivë të tjerë që denoncohen e kapen në flagrancë, por nuk procedohen nga drejtuesit e lartë dhe nga Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për lidhje me trafikantë, korrupsion e dekonspirim aksionesh, por rikthehen përsëri mafia politike./Pamfleti

policia krim