
Një krim i rëndë në familje ka tronditur Napolin në orët e para të mëngjesit. Një grua goditi për vdekje bashkëshortin e saj 59-vjeçar me thikë.
Sipas të dhënave paraprake, thuhet se gruaja veproi në vetëmbrojtje, por rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten të paqarta, pasi trupi i tij u gjet në shtratin e tyre.
Gruaja u dërgua në Spitalin Vecchio Pellegrini në gjendje kritike, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo u arrestua menjëherë, ndërsa vajza e çiftit ishte dëshmitare e incidentit.
Në dëshminë e gruas, thuhet se ajo u sulmua dhe u plagos nga bashkëshorti i saj, ndërsa në një përpjekje për t'u mbrojtur, e goditi për vdekje me thikë. Ishte vetë gruaja që kontaktoi shërbimet e urgjencës, duke i lejuar policisë dhe personelit mjekësor të ndërhynin menjëherë.
Lini një Përgjigje