
Ka nisur në pallatin Elize në Paris takimi i "Koalicionit të të Vullnetshmëve" për Ukrainën, i kryesuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, dhe nga kryeministri britanik Keir Starmer. Mes të pranishmëve ndodhet edhe i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff.
Emmanuel Macron ka mirëpritur udhëheqësit e koalicionit të vullnetit të mirë në Paris gjatë gjysmës së fundit. Aleatët e Ukrainës do të takohen sot për të diskutuar detaje specifike mbi garancitë e sigurisë për Kievin. Presidentin francez Emmanuel Macron foli shkurtimisht përpara takimit.
"Faleminderit të gjithëve, kolegë, që u bashkuat. Tani të gjithë janë të lidhur dhe faleminderit që u bashkuat me ne si personalisht ashtu edhe në internet me një njoftim kaq të shkurtër, dhe faleminderit z. President Volodymyr që jeni këtu në Paris me ne sot, së bashku me të gjithë udhëheqësit që e bënë këtë të mundur", tha Macron.
Liderët që marrin pjesë në këtë samit fizikisht janë: Kryeministri belg Bart De Ëever, Kryeministrja daneze Mette Frederiksen, Presidenti finlandez Alexander Stubb, Kryeministri holandez Dick Schoof, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Polonisë Donald Tusk, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan.
Të lidhur përmes videokonferencës janë: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Kryeministri shqiptar Edi Rama, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri australian Anthony Albanese, Kryeministri bullgar Rossen Jeliazkov, ai kanadez Mark Carney, Presidenti i Qipros Nikos Christodoulidis, Kryeministri kroat Andrej Plenković, Kreu i qeverisë spanjolle Pedro Sanchez, Kryeministrja estoneze Kristen Michal, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri irlandez Micheál Martin, Kryeministri japonez Shigeru Ishiba, Kryeministrja letoneze Evika Siliņa, Presidenti lituanez Gitanas Nausėda, Kryeministri i Luksemburgut Luc Frieden, Kryeministri malazez Milojko Spajić dhe ai norvegjez Jonas Gahr Støre.
Në përfundim të samitit, liderët pritet të zhvillojnë një bisedë me Presidentin e SHBA, Donald Trump dhe më pas Preisdenti i Francës Emanuel Macron pritet të dalë në një konferencë për shtyp.
Lini një Përgjigje