Bota23 Qershor 2024, 21:17

Sulm terrorist në Kaukaz, 9 të vrarë dhe 12 të plagosur!  

Shkruar nga Pamfleti

Sulm terrorist në Kaukaz, 9 të vrarë dhe 12 të plagosur!

Persona të armatosur në republikën e Kaukazit të Veriut të Rusisë, Dagestan, kanë vrarë gjashtë oficerë policie në një seri sulmesh, thonë zyrtarët e sigurisë. Dymbëdhjetë oficerë të tjerë u plagosën gjithashtu në sulmet.

Një sinagogë, dy kisha dhe një postbllok policie u vunë në shënjestër në qytetet Derbent dhe Makhachkala.

Një prift ortodoks rus është vrarë gjithashtu. Ndërkohë që Ministria e Brendshme lokale tha se të paktën dy sulmues janë vrarë.

Gjuetia për më shumë persona të armatosur është ende në vazhdim. Sulmuesit nuk janë identifikuar, por Dagestani në të kaluarën ka qenë skenë e sulmeve islamike.

Pamjet në mediat sociale tregojnë ndërtesa në flakë në të dy qytetet. Në një video tjetër, njerëz të veshur me rroba të errëta shihen duke qëlluar mbi makinat e policisë, përpara se një autokolonë me automjete të shërbimit të urgjencës, me sirena të ndezura, të mbërrijë në vendngjarje në Makhachkala, qyteti më i madh i Dagestanit.

Një kanal jozyrtar në aplikacionin e mesazheve Telegram, Mash, tha se persona të armatosur u barrikaduan në një ndërtesë në Derbent. Komiteti Hetues i Rusisë tha se kishte nisur një hetim mbi aktet e terrorit.