Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA-të kanë shkatërruar marinën, forcën ajrore, si dhe aparatet kundërajrore të Iranit. Ai shtoi se rreth 80 përqind e objekteve të Iranit për prodhimin e raketave janë shkatërruar.
“Atyre u kanë mbetur shumë pak. Ata kanë disa raketa, një përqindje e vogël”, tha ai, duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale.
Trump përsëriti se Irani nuk do të ketë armë bërthamore. Duke vazhduar komentet e tij në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA-së tha se Irani ka bërë një rrugë të gjatë në negociata.
“Ata e dinë këtë dhe pothuajse të gjithë të tjerët e dinë. Irani thjesht duhet të thotë se dorëzohemi. Pyetja është nëse do të shkojnë mjaftueshëm larg apo jo. Nuk do të ketë kurrë një marrëveshje nëse nuk bien dakord se nuk do të ketë armë bërthamore”, tha Trump.
Më tej ai vazhdoi duke e quajtur bllokadën amerikane të porteve iraniane “gjeniale” dhe të pagabueshme.
“Irani duhet të thërras xhaxha, kjo është e gjitha që duhet të bëjnë. Thjesht të thonë, ‘Ne dorëzohemi’”, përfundoi Trump.
Lini një Përgjigje