TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shtator 2025, 10:32

6 vite pas zjarrit shkatërrues, rihapet për vizitorët Katedralja e Notre Dame

Shkruar nga Pamfleti

6 vite pas zjarrit shkatërrues, rihapet për vizitorët Katedralja

Presidenti francez, Emmanuel Macron rihapi të premten kullat ikonike të Notre Dame në Paris për vizita publike, një nga hapat e fundit në rindërtimin e madh pas zjarrit shkatërrues.

“Kullat e Notre-Dame rihapen për publikun. Katedralja po rifiton gjithë shkëlqimin e saj dhe ofron përsëri pamjet spektakolare të Parisit", shkroi Macron në platformën X.

Kujtojmë që Katedralja e Notre Dame u hap zyrtarisht në fund të vitit të kaluar, kur liderë botërorë u mblodhën më 7 dhjetor 2024 për ceremoninë e shenjtërimit të katedrales ikonike, pesë vjet pas flakëve që e shkatërruan atë.

Në ceremoni e hapjes morën pjesë 1.500 të ftuar zyrtarë, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, Elon Musk, Princin Ëilliam, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Katedralja, një nga shembujt më të rëndësishëm të arkitekturës gotike në zemër të kryeqytetit francez, daton rreth vitit 1260 pas Krishtit dhe ka qëndruar në këmbë për më shumë se 850 vjet, duke mirëpritur më shumë vizitorë sesa Kulla Eiffel ose Muzeu i Luvrit.

Përpara zjarrit, Notre Dame de Paris priste mbi 13 milionë turistë në vit nga e gjithë bota.

Rindërtimi i katedrales kërkoi 1.200 pemë lisi, të prera nga pyjet në të gjithë Francën për të zëvendësuar kornizën prej druri të çatisë, si dhe pjesëmarrjen e 1.000 punëtorëve për ndërtim.

1 Komente

  1. T
    Toni Qerratuci.

    Ja dhe Kuazimodot e Notre Damme ne foto.

    Lini një Përgjigje