TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Maj 2025, 14:04

76 euro për një Spritz/ Shpenzime të çmendura dhe luks i papërgjegjshëm: Delegacioni i Lazio-s shpenzon miliona për një udhëtim në Osaka

Shkruar nga Pamfleti

76 euro për një Spritz/ Shpenzime të çmendura dhe luks i

Një kontroll nga Gjykata e Llogarive për udhëtimin në Japoni që kushtoi 1.8 milionë euro fonde publike. Në fokus edhe 67 mijë euro për 8 minuta video të xhiruara për Expo-n. Përgjigja: “Jam i qetë”.

Një spritz që ka kushtuar 76 euro për person. Sigurisht, me më shumë alkool se zakonisht. E shoqëruar me pizza me mortadella dhe pak pecorino. E pastaj, prodhimi i videove promovuese për një total prej 8 minutash xhirim, ka shkaktuar një shpenzim prej 67 mijë eurosh. Po, e lexuat mirë: 8,387 euro për çdo minutë të xhiruar. Udhëtimi i Rajonit të Lazio-s në Expo-n e Osaka-s ka përfunduar para pak ditësh, por ende vazhdon të nxjerrë në pah të papritura, falë raportimeve mbi shpenzimet. Për këto, Gjykata e Llogarive ka hapur një hetim.

Udhëtimi në Japoni i Rajonit të Lazio-s ka nisur më 17 maj dhe ka përfunduar më 27 maj. Por polemikat kishin shpërthyer edhe para nisjes. Për numrin e pjesëmarrësve, që ishte 43 për Rajonin, përfshirë edhe presidentin Francesco Rocca, por mbi 60 sipas akuzuesve dhe për shpenzimet e jashtëzakonshme prej 1.8 milionë eurosh, që përfshinin dhurata si kravatat dhe shajet e personalizuar me çmim 122 euro për copë dhe valixhe që kushtonin 275 euro. Lista e shpenzimeve, në fakt, ka ngjallur dyshime për çmimet jashtë tregut, por edhe për faktin që shumë shërbime janë dhënë me procedura direkte, pa tender.

Më 23 maj, për shembull, janë mbajtur disa takime mes bizneseve të Lazio-s dhe partnerëve potencialë. Këtu janë nevojitur tre përkthyes për rreth një javë dhe gjashtë hostess. Shpenzimi gjithsej ka kapur shifrat marramëndëse, duke shkuar në 162 mijë euro, përfshirë disa vakte. Po ashtu, ka pasur edhe shpenzime për guida audio dhe përvojë immersive, që kanë kushtuar 16 mijë euro.

Delegacioni i Lazio-s në Japoni padyshim që ka ngrënë shumë. Nga 17 maji e tutje, shpenzimet për dreka dhe darka arritën në mbi 22 mijë euro. Por mysafirët nuk po shijonin ushqimet e detit dhe shampanjën. Në tavolina ishte një festë me burrata, rigatoni me cacio e pepe, pula të pjekura dhe perime të grira. Darka me koncert nga Teatri i Operës ka kushtuar 53 mijë euro.

Po ashtu, është e rëndësishme të përmendet edhe organizimi i pavijonit rajonal. Me tarifën e studios së arkitekturës që ka shkuar në 27 mijë euro dhe qiranë e LED-ve të përdorura, që ka kushtuar 48 mijë euro. "Ka qenë një udhëtim me një menaxhim të kostove që mund të quhet të paktën i çuditshëm", komentoi këshilltari rajonal i "Azione", Alessio D’Amato. "Me aperitiva (Pije alkoolike dhe ushqimet të lehta) që kushtojnë 80 euro dhe video që arrijnë deri në 8,000 euro për minutë. As që mund të themi se po bëhej fjalë për një film të Scorsese. Ka munguar proporcioni, për të cilin një administrator publik duhet të ketë kujdes. Promovimi nëpër botë duhet t’i hiqet rajoneve".

Rocca, nga ana e tij, sqaroi dje se "asnjë euro nuk është marrë nga buxheti i shëndetësisë apo shërbimeve" dhe se të gjitha paratë e shpenzuara vinin nga fonde evropiane. "Jam i qetë", shtoi ai. Gjykata e Llogarive do të përcaktojë nëse ka pasur abuzime. Ndërkohë, Rajoni vazhdon të shpenzojë.

Një lidhje e padukshme bashkon Tokion me Gaetën dhe Civitavecchian, ku ditët e fundit ka ankoruar anija shkollore "Amerigo Vespucci". Rajoni, për ta sjellë atë, ka negociuar tarifat me "Difesa Servizi Spa", një kompani nën ministrinë e Mbrojtjes. Kostoja për këtë shërbim ka arritur në 400 mijë euro.

Lini një Përgjigje