Politike22 Mars 2023, 15:40

A do futen kandidatët e “primareve” te lista e Alibeajt? Ngjela: Ftesa e tij e sinqertë, kërkon të shpëtojë PD

Shkruar nga Pamfleti

A do futen kandidatët e “primareve” te lista e Alibeajt?

Avokati Spartak Ngjela e quan të sinqertë thirrjen e Enkelejd Alibeajt ndaj kandidatëve të primareve për të garuar me siglën e PD-së në zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij përderisa Alibeaj nuk ju ka vënë kushte kjo tregon që thirrja është e sinqertë.

I ftuar në një intervistë për “Euronews Albania”, Ngjela tha se Alibeaj po mundohet të ndihmojë Partinë Demokratike që të kalojë krizën që e atë ndarë atë në dy grupime

Do të kuptohet që s’është i sinqertë në momentin që ata do të thonë po. Ai ka thënë hajdeni ashtu siç thatë ju. Deri tani e kuptojmë të sinqertë, por nëse ata shkojnë dhe ai ju thotë më duhet kjo, më duhet ajo, kuptohet që s’ka qenë i sinqertë. Unë mendoj që ka qenë i sinqertë sepse është në krizë Partia Demokratike dhe mundohet ta nxjerrë nga kriza”, u shpreh Ngjela, teksa shtoi se kjo krizë vjen edhe prej faktit që bashkimi  me Berishën nuk pranohet nga Uashingtoni.

 

 

ngjela alibeaj zgjedhjet