TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2023, 11:43

Babloku gradon drejtor Ilaçesh në Durrës, Flamur Gjuzin e famshëm të Ilir Metës te ALUIZNI

Shkruar nga Pamfleti
Babloku gradon drejtor Ilaçesh në Durrës, Flamur Gjuzin e
Flamur Gjuzi dhe Monika Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama, jo vetëm nuk heq dorë nga gradimi i hajdutëve dhe trafikantëve të Rilindjes, por po mbledh e emëron në poste drejtuese edhe hajdutët ish-drejtorë të LSI, të cilët Ilir Meta e Monika Kryemadhi i kanë përdorur si “fabrika”...

Një muaj më parë, me urdhër të Edi Ramës, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka emëruar Flamur Gjuzin, Drejtor Rajonal të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për Qarkun e Durrësit, paçka se me profesion është polic.

Babloku gradon drejtor Ilaçesh në Durrës, Flamur Gjuzin e

Por në zonën Tiranë- Durrës- Krujë, Flamur Gjuzin e njohin si “Muli i famshëm” i Ilir Metës te ALUIZNI, për shkak se kur ka qenë drejtor ALUIZNI i Qarkut-Durrës ka bërë batërdinë.

Ka legalizuar si vila, hotele e fabrika; bunkerët e bregdetit Durrës-Golem-Lalz-Patok, oborret e shkollave e kopshteve, vagonët e trenit të kthyera në kioska, trasenë e hekurudhës, kabinat elektrike, çadrat në rërën e plazhit, madje edhe zonat arkeologjike në qendër të Durrësit.

Për këto zullume, Muli i Ilir Metës është proceduar 7 herë penalisht është shpallur 3 herë në kërkim, po pas masave “Arrest me burg” nga policia, prokuroria e gjykata Durrës, ai fshihej nga 6 muaj dhe me ndërhyrje të Ilir Metës e pasi paguante haraçin, gjoja vetë dorëzohej e lihej i lirë.

Ata që kanë kuriozitet të dinë bëmat e Flamur Gjuzit të ALUIZNI-t e LSI, mjafton të shikojnë dosjet penale, ku do gjejnë batërdinë me pronat që i ka zbuluar KLSH, dhe raportin e SHISH dorëzuar te Drejtoria e Përgjithshme e Krimit Ekonomiko-Financiar.

Ndaj tij ka 1289 denoncime nga qytetarë, pronarë trojesh e tokash, biznesmenë dhe nga vetë institucionet shtetërore, si hekurudha, ujësjellës,  Drejtoria e Monumenteve, Drejtoria e Bregdet-Turizmit, Drejtoria e Bujqësisë, Drejtoria Arsimore, Shërbimi Zjarrfikës, KESH etj.

Akuza më e fortë është zhdukja e 3100 pagesave aplikuese te ALUIZNI, të cilat ish-drejtori Flamur Gjuzi i merrte dorazi me mandat pagesë të pa dorëzuara në arkën e shtetit gjatë viteve 2014-2017, por   edhe 7200 legalizime të bëra me dokumente false në zonën Durrës- Krujë.

Këto bëma, janë në Dosjen Penale Nr. 123/2, datë 26 mars 2018 dhe në Vendimin Nr. 1234, datë 28 mars 2018 të masës së sigurisë “Arrest Shtëpie” të Gjykatës Durrës; por në atë kohë, Ilir Meta për ta veshur me mandat e imunitet deputeti e kandidoi të tretin në listën e Durrësit.

Ndërsa pas arrestimeve, masave “arrest në shtëpi” dhe kërkimeve policore në masë “Arrest me burg”, kryeministri Edi Rama, para 1 muaji  e mori  Mulin e Ilir Metës dhe e emëroi Drejtor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për Qarkun e Durrësit, ku qarkullojnë miliarda lekë sigurime, fonde spitalesh e rimbursim ilaçesh.

Siç duket, Edi Ramës i duhet “mjeshtri” Flamur Gjuzi i Ilir Metës e Monikës, ndaj e emëroi drejtor para zgjedhjeve të 14 majit, ndërkohë që është ende nën hetim për 7 dosje penale./Pamfleti

flamur gjuzi ilir meta edi rama drejtor i fsdksh durrës

Lini një Përgjigje