Ndoshta, ngaqë kontrollon përmes gruas dosjet e ish-spiunëve apo bijve që drejtojnë shtetin, Artan Lame nuk po preket nga drejtësia, megjithëse prej 10 vitesh te ALUIZNI e Kadastra, ka bërë batërdinë me legalizime dhe regjistrat e pasurive, aq sa Babloku që e përdori u detyrua ta largonte...
Kur erdhi “Rilindja në pushtet, kryeministri Edi Rama i dha çiftit Lame, dy poste në sektorë ku qarkullojnë miliona lekë, pasuri, tenderë, udhëtime jashtë shtetit e dieta të shumta.
Artan Lame u emërua Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI, ku legalizohen grabitjet e tokave e trojeve dhe ndërtimet e paligjshme, që nga banesat, pallatet, shtesat e tyre, vilat, hotelet, restorantet, qendrat tregtare e deri tek kullat dhe shtesat e tyre.
Ndërsa gruaja e tij Mirela Lame (Dhono), që vetë-quhet “Mjellma e Tanit”, u emërua Drejtore Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Qeveritare, ku administrohen rezidencat qeveritare, trajtimi i drejtuesve të lartë të shtetit, shpenzimet për pritje-përcjelljet, akomodimin, aktivitetet dhe argëtimin e delegacione të huaja.
Pas 6 vitesh në krye të ALUIZNI, në fillim të vitit 2019, kryeministri Edi Rama e emëroi Artan Lamen, Drejtor të Përgjithshëm të Kadastrës, duke i dhënë krejt sektorin e pasurive, pasi u bind që ishte “mjeshtër” për pronat dhe ndërtimet pa leje, sidomos në Tiranë e zonat bregdetare.
Ndërsa gruan e Artan Lames, kryeministri e largoi nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, pas një raporti të zi ekonomik-financiar të KLSH, Auditit të Brendshëm të Kryeministrisë e Ministrisë së Financave, në lidhje me abuzimet ligjore në tenderë, administrim të ardhurash nga qiratë e objekteve, fondi e trajtimit të delegacioneve e zullume të tjera.
Por Babloku e ka emëruar te Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, duke i besuar detyrën Shefe Sektori e Dosjeve të Ish-spiunëve që janë zgjedhur apo emëruar zyrtarë të lartë shteti në postet president, kryeministra, ministra, deputetë, prefekt, drejtues policie, drejtësie, pushtetit lokal e drejtorë qendror.
Dosjet e tyre administrohen nga gruaja e Artan Lames, ngaqë siç duket është personi garant i kryeministrit, për të hapur ose mos hapur dosjet e spiunëve që janë në kupolën e shtetit, politikës, drejtësisë, policisë e diplomacisë.
Për më tepër, që në këtë punë me dosjet e ish- spiunëve apo bijve që drejtojnë shtetin, shefja Mirela Lame, ka si “ekspert” arkivash e pazaresh bashkëshortin Artan Lame.
Ndoshta, ngaqë kontrollon dosjet e spiunëve nëpërmjet gruas, Artan Lame nuk po preket nga drejtësia, megjithëse prej 10 vitesh në ALUIZNI e Kadastër ka bërë batërdinë me legalizimit dhe në regjistrat e pasurive, sa babloku që e përdori u detyrua ta largonte./Pamfleti
Lini një Përgjigje